Votimet të pavlefshme, s’kishte kuorum – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votimet të pavlefshme, s’kishte kuorum –

15:25 | 07/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit, deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, thuhet se votimi sot u bë në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u garantua kuorumi i nevojshëm.

Deputetë e opozitës, që ishin të pranishëm sot në parlament, por nuk votuan prezencën, u shprehën se procesi i votimeve nuk duhej të hapej, pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71.

Kërkesa e Grupit të opozitës:

Kërkesë për deklarimin e pavlefshmërisë/anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024.

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Për dijeni: SH.T.Z. Bajram BEGAJ President i Republikës

E nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit, Të nderuar anëtarë të Sekretariatit,Në rendin e ditës të seancës plenare të datës 07.03.2024, ishin të përfshira për shqyrtim 4 projektligje, përkatësisht:

a) projektligji “Për burimet ujore”,

b) projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizimin”, të ndryshuar,

c) projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe

d) projektligji “Për një ndryshim në Ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, të ndryshuar”.

Me propozim të deputetes Evis Kushi dhe kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, është përfshirë në rendin e ditës edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Nga verifikimi i kryer nga drejtuesja e seancës për numrin e deputetë të pranishëm:

kanë rezultuar 68 deputetë, të cilët kanë marrë pjesë në votimin për prezencën dhe më pas për votimine pesë projektligjeve të sipërcituara. Nga ana ime si deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte votimet e kryera për pesë projektligjet absolutisht të pavlefshme.

Konkretisht, neni 78, pika I e Kushtetutës parashikon se: “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij. përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.”.

Në interpretim të kësaj dispozite, Gjykata Kushtetuese është shprehur: “Numri i anëtarëve të pranishëm për zhvillimin e procedurave vendimmarrëse është të paktën gjysma plus një e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 71 deputetë, Rritja e pranisë në proçesin e votimit mbi kuorumin e domosdoshëm sjell rritje të numrit të anëtarëve që votojnë. Vendimi i Kuvendit konsiderohet i miratuar kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm.” (shih vendimin nr. 29, datë 21.10.2009 të Gjykatës Kushtetuese). Më tej, duke elaboruar qëndrimin e saj, Gjykata është shprehur se: “Gjykata konfirmon qëndrimin e saj se për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet t’i referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë. Gjykata çmon se një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në proçesin e votimit në Kuvend nuk duhet të llogaritet në konceptin “shumicë e të pranishmëve” për efekt të kuorumit të votimit. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të prodhohej një rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit, gjë e cila nuk është në përputhje me qëllimin e ligjvënësit.” (shih vendimin nr. 44, datë 07.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Në zbatim të Kushtetutës, dhe vendimeve të sipërcituara të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 85, datë 18.07.2019, ka ndryshuar nenin 55 të Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon se: “2. Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë. 4. Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar.”

Pra, për vlefshmërinë e një proçesi votimi kërkohet jo vetëm që 71 deputetë të jenë të pranishëm në sallë, por 71 deputetë të marrin pjesë efektivisht në votim. Në të kundërt, siç është shprehur Gjykata Kushtetuese, një deputet që nuk merr pjesë në votim, nuk mund të përllogaritet për efekt të kuorumit. Ky është qëllimi që neni 56 i Rregullores parashikon detyrimin e Kryetarit të Kuvendit për të verifikuar kuorumin e nevojshëm përpara çdo votimi dhe në rast se kuorumi mungon, Kryetari e shtyn votimin ose e anulon atë.

Në rastin konkret, për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit. Ky pretendim është ngritur në seancë në mënyrë të përsëritur nga ana ime, por çuditërisht nuk është marrë në konsideratë, çka i bën shkeljet e kryera me dashje të plotë. Në rast kur votimi kryhet në kundërshtim me Kushtetutën ose Rregulloren e Kuvendit, neni 61 parashikon se ai është i pavlefshëm, e për rrjedhojë Kryetarja e Kuvendit, pasi merr mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, urdhëron anullimin e votimit dhe përsëritjen e tij. Qëllimisht për shkak të mungesës së kuorumit, drejtuesja e seancës nuk shpalli në asnjë rast numrin e votave për secilin votim dhe as rezultatin e përmbledhur të këtij votimi.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, nenit 55, pika 2 dhe nenit 61, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj deklarimin e pavlefshmërisë/anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024, për shkak të mungesës së kuorumit.

Read more

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Të Lidhura

nga 27
18:35 | 02/02/2026
0

Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë. Fillimisht fjalën e kanë nisur qytetarët, të...

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

nga 27
18:09 | 02/02/2026
0

Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’ Safet Duka ishte shoferi i parë...

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

nga 27
17:33 | 02/02/2026
0

Situata në autostradën Durrës-Tiranë vijon të mbetet shqetësuese. Drejtuesit e automjeteve përballen me radhë të gjata kilometrike. Makina për të...

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

nga 27
17:09 | 02/02/2026
0

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore....

Para
Situatë e vështirë, pashë… –

Dhuna mes Princit dhe Elias, Policia kërkon pamjet filmike/ Prokuroria po heton për... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –

18:35 | 02/02/2026
Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

18:09 | 02/02/2026
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

17:33 | 02/02/2026
Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

17:09 | 02/02/2026
Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

17:01 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –
  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –
  • Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –
  • Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –
  • Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –
  • Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –
  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com