Skandali/ 150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf e makarona. Në fatura ka mish, bulmet, fruta – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ 150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf e makarona. Në fatura ka mish, bulmet, fruta –

20:47 | 05/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Emisioni Fiks Fare solli një skandal të një kopshti shtetëror në Shkodër, ku si fillim u denoncua nga prindi i një fëmije edukatorja e djalit të saj 3 vjeç.

Edukatorja sipas prindit i kishte dhunuar fëmijën. Por gazetarët e Fiksit zbuluan diçka edhe më të rëndë që ndodhte me gjithë fëmijët, mënyra e tyre e të ushqyerit. Ndërkohë që në fatura rezulton se ata hanin mish, në të vërtet fëmijët ushqeheshin vetëm me pilaf dhe makarona.

Qytetarja e divorcuar që kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç u ankua në Fiks Fare se djalin 3 vjeçar ia ka dhunuar edukatorja, madje ajo tregon se fëmija është bërë agresiv dhe i dhunshëm, aq sa godet veten e tij .

“Unë kam ankesa se fëmijën as në tualet nuk ma çojnë, as nuk i japin për të ngrënë, vetëm se derdhi supën edukatorja Stela Ibershima i përdrodhi duart dhe fëmija qante pa pushim”, tregon qytetarja.

Sipas saj fëmijëve nuk ju japin për të ngrënë, pasi sa herë i merr fëmijët nga kopshti janë të uritur dhe të etur .

Në një ballafaqim që prindi bëri me edukatoren dhe drejtoreshën ato nuk pranuan dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por pranuan se fëmija nuk ishte çuar në tualet dhe për pasojë 3 ditë kishte urinuar në rroba.

Për këtë situatë edukatorja Ibershima thotë që nuk ka qenë prezente, ndërkohë që drejtoresha Ardita Xhaja pohon të kundërtën, pra që edukatorja ka qenë. Gjithashtu prindi ka hyrë dhe në kuzhinën e kopshtit dhe ka parë ushqimin që do u servirej fëmijëve që ishte vetëm pilaf.

Gazetarët e Fiksit shkuan në kopshtin “Njomëzat” në Shkodër të cilët u pritën nga drejtoresha e institucionet.

Kjo e fundit tregoi se ka kërkuar një psikologe në bashki për të vlerësuar nëse fëmija është dhunuar, kërkesë e bërë sipas saj përpara 2 javësh, por që akoma nuk kishte ardhur.

Ndërkohë për ushqimin, drejtoresha në fillim thotë se kanë një menu javore dhe faturat përkatëse. Sipas faturave në kopsht kishin hyrë 6 kg mish që në 27 shkurt dhe sipas drejtoreshës ishte për një javë. Kopshti kishte 150 fëmijë. Me një llogari të thjeshtë 1 fëmijë duhet të hajë 40 gram mish në javë, ose 6 gram mish në ditë.

Fiksi bëri një provë ku peshoi diçka në peshën 6 gram, aq peshoi 1 kokërr ulliri. Pra çdo fëmijë në kopsht duhet të konsumonte mish sa një kokërr ulliri në ditë. Por kur gazetarët kërkojnë të shohin mishin dhe djathin që shkruhej në faturë, ato nuk ekzistonin. Gazetarët gjetën frigoriferët bosh dhe në kuzhinën e kopshtit kishte vetëm makarona. Drejtoresha e vendosur përpara fakteve e justifikoi këtë gjë duke thënë se ne po sajohemi, se dikush tjetër ka fituar tenderin për të sjellë në kopsht ushqim katering, por që nuk kishin info se çfarë do u sillnin.

Të njëjtën gjë na tha dhe kuzhinierja. “Ne mundohemi me harnu se s’kemi çfarë bëjmë”, thotë kuzhinierja. /Top Channel/

Read more

Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

Të Lidhura

nga 27
22:44 | 12/12/2025
0

Tashmë është publikuar fotoja e autorit të dyshuar të dhunimit të një të riu në kryeqytet pak ditë më parë....

Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

nga 27
22:22 | 12/12/2025
0

Me 84 vota pro është miratuar dje projektligji për të ndryshuar ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku parashikohet një...

SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

nga 27
20:42 | 12/12/2025
0

Një zyrtar i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se në takimin e “Koalicionit të Vullnetit është përmendur anëtarësimi...

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

nga 27
20:32 | 12/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe...

Para
Bayern kërkon përmbysjen ndaj Lazios, PSG me një këmbë e kualifikuar –

Bayern kërkon përmbysjen ndaj Lazios, PSG me një këmbë e kualifikuar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

22:44 | 12/12/2025
Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

22:22 | 12/12/2025
SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

20:42 | 12/12/2025
Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

20:32 | 12/12/2025
Humbin jetën dy gra nga Shqipëria, njëra eksperte e njohur e ekonomisë –

20:02 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –
  • Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –
  • SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –
  • Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –
  • Humbin jetën dy gra nga Shqipëria, njëra eksperte e njohur e ekonomisë –
  • Policia heq përsëri tendën para Kryeministrisë, përplasje me protestuesit (VIDEO)

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –
  • Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com