Shqiptari i cilësuar nga mediat greke si “Escobar i Ballkanit”, Klement Balili thyen heshtjen ndaj akuzave të ngritura ndaj tij, duke i cilësuar si arbitrare dhe të pavërteta.
Në një letër për gazetën greke “Ethnos”, ai thotë se nuk ka asnjë provë që e lidhin atë me trafikun e drogës.
Balili deklaron se pavarësisht se në media thuhet se ka një urdhër arresti ndërkombëtar, ende nuk ka asnjë dosje të ardhur ndaj tij në Shqipëri.
Balili shtoi se për sa kohë nuk ka një dokument zyrtar që e fajëson atë, nuk mund të ndalohet nga policia shqiptare dhe kjo është arsyeja pse ai është i lirë.
Gjithashtu ai tha se bën një jetë modeste dhe nuk ka pasur asnjëherë jaht luksoz.