PDIU takim me AKIP për mbetjet: Vota kundër, çështja ka ndjeshmëri të lartë publike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU takim me AKIP për mbetjet: Vota kundër, çështja ka ndjeshmëri të lartë publike

23:27 | 29/10/2016
në Shqiperi
0

PDIU do të respektojë verdiktin e qytetarëve për ligjin e mbetjeve. Deklarata u bë nga deputetja Mesila Doda, gjatë takimit me grupet e interesit, duke lënë të nënkuptohet se votat e çamëve do të jenë kundër importit të mbetjeve.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda zhvilluan një takim me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP.

Shoqëria civile dhe kërkoi votat e PDIU për ta rrëzuar ligjin e mbetjeve.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në këtë takim Idrizi u shpreh se deputetët e PDIU-së nuk e votuan projektligjin për importin e mbetjeve, pasi nuk kishte informacion. Sipas kreut të PDIU-së, iniciativat e AKIP kanë bërë të mundur që qytetarët të kenë një informacion më të gjerë për importin e mbetjeve.

“Vlerësoj shumë iniciativën tuaj qytetare, e cila na ka bërë të gjithëve të mendojmë për çështjet që ju ngrini dhe të kemi një informacion më të gjerë. Ju e dini që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk e votoi ligjin për importin e mbetjeve që u paraqit në Parlament, ne u larguam nga seanca. Kjo për dy arsye! E para nuk kishim asnjë lloj informacioni për këtë projektligj dhe mënyrën se si ai ju adresua Parlamentit. E dyta për shkak të sensibilitetit tuaj, i cili na bëri që ne të kuptonim se ka një gjë dhe duhet të thellohemi në arsyetimin dhe vendimmarrjen tonë. Më duhet t’iu vlerësoj për gjithçka që ju bëni, sepse një ndër gjërat që po tentohet të ndodh në Shqipëri është edhe mpirja e opinionit publik. Unë e di shumë mirë dhe me të drejtë, qytetarët në pdiuShqipëri po thonë që politika nuk funksionon, por do të ishte e padrejtë dhe shumë e rëndë për Shqipërinë, nëse shoqëria civile nuk reagonte. Ju jeni rasti që shoqëria civile jo vetëm reagon, por ka edhe profesionistë dhe figura të nderuara për këtë kauzë”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë gjithmonë në krah të publikut dhe në krah të shoqërisë civile. “Unë i bashkohem iniciativës tuaj që të kemi jo vetëm një përmirësim të ligjit të mbetjeve, por të kemi edhe një detyrim për të gjitha bashkitë. Kjo do të thotë edhe prekje e ligjit për reformën administrative, ligjit për pushtetin lokal, një ligj që kërkon shumicë të cilësuar dhe kërkon kompromis të gjerë. Ne do të jemi mbështetës për këtë nismë. Asnjë nga ne, nuk është kundër industrisë ricikluese, pasi siç e thatë edhe ju, industria ricikluese e zhvilluar do të thotë një Shqipëri më e pastër”, tha Doda.

Ajo i ka propozuar AKIP që tw bëhet iniciatore për ndryshimin e ligjit për referendumin dhe PDIU do ta mbështesë.

pdiu-akip1

“Do të propozoja që të bëheni iniciator për një ndryshim të ligjit për referendumin. Kështu siç është sot, ligji për referendumin është i pazbatueshëm. Çdo pushtetar dhe pushtetarët lokalë shumë herë, kanë nevojë që të kenë një pengesë, një ndalesë, jo vetëm të abuzivizimit por edhe të arrogancës që kanë. Siç është sot ligji për referendumin, me ligjin e Gjykatës Kushtetuese, është e pamundur për referendum. Ne kemi kërkuar në Parlament, ne kemi kërkuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese, kemi çuar zyrtarisht kërkesën për ndryshimin e këtij ligji. Duan ta mbajnë sistemin të izoluar, sistemin të mbyllur nga fuqia e njerëzve. Për ne, në këto kushte që është Shqipëria dhe në kushtet e arrogancës që shumë herë e shikojmë të shpalosur në politikën shqiptare, është diçka jetike për sistemin politik shqiptar, që të kemi referendumin si mjet për të kufizuar pushtetin e pushtet-mbajtësve. Ne e kemi çuar si propozim dhe le të bëhemi bashkë për këtë sistem. Faleminderit që keni qenë kaq rezistencë dhe që na keni bërë të kuptojmë edhe gjëra që ne nuk i dinim. Bashkë me deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jemi gjithmonë nga ana e publikut dhe nga ana juaj”, u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

/ballkanweb/

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Çështja Çame, dy nismat e Idrizit që do tërbojnë Athinën

Kërkesa e PDIU për komision të posaçëm, Idrizi: Të zbardhim masakrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com