Vrasja në burg / Pamjet kur Mjacaj del nga qelia me armën e krimit dhe… (VIDEO) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në burg / Pamjet kur Mjacaj del nga qelia me armën e krimit dhe… (VIDEO) –

22:01 | 28/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Një i dënuar, denoncoi në Top Channel përmes një telefonate me gazetaren Anila Hoxha, se Sokol Mjacaj kishte sulmuar me armë dy të burgosur. Një personazh mjaft i rrezikshëm që bën bujë sa here i përmendet emri, nisur nga krimet brutale që ka kryer. Ai, kishte vrarë një fëmijë 13-vjeçar për një grabitje ordinere. Sapo ishte liruar, u mori jetën 2 turistëve çek në vitin 2015 sërish për ti grabitur.

Raportimet e para ishin të mjegullta dhe mjaft kontradiktore. Fillimisht mediat u informuan se nuk ka pasur viktima dhe situata ishte nën kontroll. Por, e vërteta ishte se Arben Lleshi u konfirmua i vdekur pak pas orës 14:00. Ajo që bën përshtypje është fakti se drejtuesit e burgut të Peqinit, u përpoqën të fitojnë kohë duke mos i dhënë informacion as policisë. Kjo rezulton në dosjen hetimore që ne kemi analizuar të plotë.

Nga përmbajtja e dokumentit ‘Regjistri i Marrjes dhe Dhënies së Informacionit’ të Sallës së Komandimit dhe Kontrollit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan rezulton se më datë 15.12.2023, në orën 14:30 është bërë shënimi ‘ kërkon informacion për ngjarjen në burgun e Peqinit. U lidhëm me sallën e burgut dhe nuk na japin asnjë informacion’”.

Ky informacion dhe detaje të tjera, ngritën mjaft dyshime për punonjësit e burgut që në momentet e para. Ishte realizuar një plan perfekt që konsiderohej i pamundur në një burg të sigurisë së lartë si ai i Peqinit.

‘Informacionet janë për bashkëpunim patjetër me punonjës të burgut të cilët kanë toleruar, bashkëpunuar apo neglizhuar’, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci

‘Hipoteza dhe dyshimi qëndron, mungon prova. Në këtë ngjarje pranohet çdo hipotezë e dyshim, dhe është ngjarje me shumë të panjohura, ajo që dihet është vetëm ekzekutori’ u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.

Ngjarja, kishte kohë që planifikohej dhe dyshohet se ka të implikuar personazhe të fuqishëm të botës së krimit me lidhje të rëndësishme në nivele të larta.

Por, çfarë ndodhi atë ditë…?

Mjacaj: “Kur kisha dalë për ajrosje më thërritën të burgosurit e tjerë të sektorit, shtetasit Kastriot Jaupi, Ilir Çekrezi, Arbër Çeka dhe të tjerë që nuk i mbaj mend të gjithë dhe më treguan që kishin parë në lajme që mua do më transferonin në regjimin e posaçëm 41 BIS. Sapo dëgjova këtë u acarova shumë që këtë të keqe e kisha nga Arben Lleshi”.

Me sa duket, Mjacaj kishte krijuar shoqëri të rëndësishme në burg. Personat që e kishin informuar, janë emra të konsideruar VIP në botën e krimit. Kastriot Jaupi përbën një prej emrave më të frikshëm të bandave të Beratit. Ai është dënuar për vrasjen e dëshmorit të atdheut Ilir Ngresi. Arbër Çeka, është dënuar për trafikimin e 612 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit. Ndërsa Ilir Çekrezi, është dënuar për vrasjen e krushkut të familjes së bashku me babain e tij. Informimi i Mjacajt nga këta të burgosur, konfirmohet edhe në dëshminë e policit Ilir Balla, i cili bënte shoqërimin e të burgosurit nga sektori në zonën e ajrimit.

Pasi u informua për vendimin, Mjacaj kuptoi se nuk kishte kohë dhe do të duhej të vepronte për përmbushjen e planit të vrasjes.

“Dua të them këtë veprim e kam bërë në inat e sipër sepse isha i bindur që Arbeni ishte shkaku që mua do më transferonin në regjimin e posaçëm dhe kur mora vesh këtë lajm nuk e mendova gjatë, armën e kisha në brez dhe direkt shkova ta kërkoj për ta vrarë”.

‘Nuk besoj dhe nuk mendoj që është motiv i qenësishëm për rrezik, organizim aq të madh, për thyer cdo lloj sigurie në burg për realizimin e një vepre të tillë penale. Me pak fjalë, nuk besoj se është ky motivi, mund të dalë që është një nga mga motivet, por jo kryesori’, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

‘Llogjikisht, cdo vepër penale ka një motiv, në kuptimin e elementit të figurës veprës penale e shpesh motivi është ai që con në zbardhjen e ngjarjes, përherë motivi që qëllimi nga subjektet me eksperiencë manipulohet për mos treguar të vërtetën e veprës penale’ u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.

Zbulohen për herë të parë pamjet kur Mjacaj del nga qelia me armën e krimit, oficerët e shoqëronin

Inside Story, ka siguruar imazhet ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë në burg, që tregojnë gjithë itinerarin autorit të krimit.

Saktësisht, në orën 13:47 e 7 sekonda, Mjacaj shfaqet në korridorin e godinës B, Sektorin numër 2, kati i dytë. Janë momentet ku ai sapo ka dalë nga qelia e tij me numër 9. Në sfond janë edhe 3 punonjës policie. Njëri prej tyre, është shoqëruesi që e përcjell nga qelia në zonën e ajrimit, siç parashikohet në rregullat e sigurisë.

Kamera e fikson për të paktën 16 sekonda në korridor para se të dalë jashtë kur ora shënon 13:47 e 23 sekonda. Siç konstatohet nga imazhet, ai dallohet teksa shkon drejt derës me duar në xhepa. Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin.

‘Skema sigurisë e ka qartë, çdo i burgosur që lëviz jashtë sektorit tij, janë të ndarë, kalon proces kontrolli të detyrueshëm ,qoftë ajrosje, takim me familjar apo aktivitete brenda regjimit, futboll apo aktivitete tjera, në hyrje apo dalje kontrolli i të burgosurve është i detyrueshëm’ u shpreh Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit

‘Sigurisht dhe neve, çdo prokuror apo gjyqtar, avokat kontrollohet me mënyrë të imtësishme, fizkisht dhe pajisje elektronike për këtë arsye duket absurde dhe e cuditshme se si futet arma nëse funksionojnë kontrollet’, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi

Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla. Hapja e zgarës së hekurit për të dalë është bërë nga polici në shërbim në atë vend Fatos Pire.

Ilir Balla, dëshmia: “Të burgosurit para se të qëndrojnë në ajrim, dalin nga dhomat e tyre dhe nga kollona e sektorit deri në ambientet e ajrimit shoqërohen nga punonjësit e ajrimit, të cilët çdo turn janë dy punonjës dhe sot në këtë turn isha unë së bashku me Indrit Dubalin”.

Ky është një tjetër imazh në orën 13:51 e 30 sekonda kur korridori është bosh dhe Mjacaj ka dalë në ambientet e jashtme të ajrimit pranë godinës B.

Read more

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

“Fati” i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

Të Lidhura

nga 27
11:35 | 19/12/2025
0

“Dorëzoni Belindën”, “Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë...

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

nga 27
11:09 | 19/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një sërë deklaratash në lidhje me pasuri, tendera publikë dhe veprimtarinë e institucioneve...

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

nga 27
10:45 | 19/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, teksa sot zhvillohet edhe Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet, ku do të diskutojë për kërkesën...

Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

“Fati” i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

nga 27
10:31 | 19/12/2025
0

Kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë 3 prokurorët e Posaçëm të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit...

Para
A bëhet burri xheloz për shoqet e partneres?, Ledjona thumbon Romeon –

A bëhet burri xheloz për shoqet e partneres?, Ledjona thumbon Romeon -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

11:35 | 19/12/2025
4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

11:09 | 19/12/2025
Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

10:45 | 19/12/2025
Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

“Fati” i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

10:31 | 19/12/2025
Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –

10:27 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –
  • 4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –
  • Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –
  • “Fati” i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –
  • Imuniteti i Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit –
  • “Ustallarët” e korrupsionit, Korporata e Investimeve Shqiptare shpërblen veten me 40.5 mln lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –
  • 4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com