Sara Hoxha dhe Ledri Vula disa muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, PoemBlu.
Gjatë gjithë kësaj kohe ish-çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me shkakun e ndarjes së tyre, megjithëse të shumta ishin aludimet e krisjes së marrëdhënies së tyre.
Së fundmi ka qenë vetë Sara e cila ka postuar në rrjetet sociale një video, ku mesa duket ka dhënë mendimin e saj për romancën me ish-partnerin e saj, Ledri Vula.
“Ju e doni njëri tjetrin apo jo? Oh sa bukur, kjo do të kalojë shpejt!
Nuk mund t’i besoni askujt! Asnjëherë!”, tha Sara në videon e postuar në TikTok.
@sarahoxha19Sad true story?♬ original sound – Julesvisions