Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës… –

19:13 | 24/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se opozita shqiptare mbështet fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës. Berisha u shpreh se PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar të Vladimir Putinit kundër Ukrainës.

Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit, duke shtuar se ai hapi portet për mallrat dhe kontrabandën ruse.

“Rama hapi plazhet për barbarët ruse, që pasi kryenin kasaphanë ndaj qytetarëve të Ukrainës, vinin në plazhet e Edi Ramës për të rimarrë forcat.
Miqtë e mi, PD denoncoi me forcën më të madhe fushatën anti-NATO, anti-Shqipëri të Edi Ramës, në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, i cili kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia më mirë të mos zbatojë sanksionet.

Me tezën se nuk duhet të rënë në qafë Serbisë për të zbatuar sanksionet e Rusisë.

Me tezën se Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç.

PD, si parti e vokacionit perëndimor, pa diskutim ka një nga meritat më të mëdha në histori, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda.

Ndaj dhe ky i pakarakter, argat i Vuçiçit, e qepi gojën, e mbylli gojën, hoqi dorë nga lobimi për Beogradin. Dhe kjo është meritë e madhe e NATO-s.
Por kjo është gjithashtu meritë e PD, që rreshtoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri e cilësoi luftën e kombit ukrainas si një luftë shpëtimtare për Europën, për lirinë e Botës.

“Dy vite nga dita kur diktatori rus, në një paranojë hitleriane, sulmoi vendin fqinj me qindra mijëra tanke, avionë, duke besuar se me një Blitzkrieg, njëlloj si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore do lante duart shpejt e shpejt me Ukrainën dhe do u përvishej vendeve të tjera të lira të Europës.

Por, falë qëndresës, heroizmit legjendar të luftëtarëve të lirisë të kombit ukrainas, presidentit të nderuar Zelensky, ata që parashikuan disfatën apo mposhtjen e Ukrainës brenda javës, morët në fushat dhe malet e saj disfatën historike.

Autokolonat e tankeve dhe blindave, skuadrat vdekjendjellëse të aviacionit u asgjësuan.

Kombi ukrainas qëndroi për dheun e vet. Por qëndroi për të gjithë vendet e lira në Europë dhe në botë.

Lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën. Është një luftë shpëtimtare për lirinë e botës”, tha Berisha.

Read more

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Të Lidhura

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

nga 27
17:01 | 14/06/2026
0

Tensione dhe incidente janë regjistruar këtë fundjavë në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, ku një grup...

Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

nga 27
16:51 | 14/06/2026
0

Partia Demokratike Evropiane (PDE), me seli në Bruksel, ka reaguar lidhur me protestat masive që po zhvillohen prej 14 ditësh...

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

nga 27
16:35 | 14/06/2026
0

Nga Lutfi Dervishi 1. Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” janë shprehje të një pakënaqësie të...

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

nga 27
16:21 | 14/06/2026
0

Kjo është 26 vjeçarja Elmedina Lloga e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme në aksin rrugor...

Para
Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë –

Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

17:01 | 14/06/2026
Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

16:51 | 14/06/2026
Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

16:35 | 14/06/2026
Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

16:21 | 14/06/2026
Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

16:09 | 14/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Na ka bllokuar ujin e pijshëm –
  • Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –
  • Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –
  • Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –
  • Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –
  • Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Na ka bllokuar ujin e pijshëm –
  • Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com