Do ndërtohet një qendër rajonale për… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do ndërtohet një qendër rajonale për… –

12:13 | 23/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të premten se, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit, në Kosovë do të ndërtohet Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Duke folur në Prishtinë në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor, Osmani theksoi se Kosova ka qenë një nga katër shtetet e përzgjedhura për këtë qendër.

“Hapja e kësaj qendre në Kosovë është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-ve për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe pjesë e planit kombëtar amerikan të veprimit”, tha Osmani.

Osmani nuk dha hollësi rreth kësaj qendre, apo datë se kur do të ndërtohet ajo, por nënvizoi se ajo pret që përmes saj të konsolidohen gjithnjë e më shumë partneritete të reja në Kosovë dhe në rajon.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë.

“Në këtë drejtim, Kosova është shembull i mirë i përkushtimit në përmbushje të agjendave globale, pavarësisht faktit që shpesh herë jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këta organizma që ne ende nuk jemi anëtarë”, tha ai.

Sipas tij, përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokraci të qëndrueshme.

“Ne sot e kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë, edhe në sektorin e drejtësisë e në atë të sigurisë, ndonëse numri i tyre është larg nga të qenët i barabartë me numrin e burrave dhe kjo duhet të ndryshohet”, tha Konjufca.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2000 e miratoi rezolutën 1325 për gratë, paqen dhe sigurinë.

Kjo rezolutë i nxit shtetet anëtare të OKB-së që të sigurojnë një përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse në institucionet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe në mekanizmat për parandalimin, drejtimin dhe zgjidhjen e konfliktit./REL

Read more

Tirana e re lufton për titullin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

Të Lidhura

Tirana e re lufton për titullin –

Tirana e re lufton për titullin –

nga 27
11:51 | 13/06/2026
0

Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkullonin për të ardhmen e...

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

nga 27
11:15 | 13/06/2026
0

Sipas një analize të Axios, një marrëveshje e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit...

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

nga 27
11:05 | 13/06/2026
0

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba pak ditë më parë, banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë në...

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

nga 27
10:45 | 13/06/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i...

Para
Beu i Belshit, Arif Tafani harxhon 100 MLN lekë për naftën e makinës dhe servisin –

Beu i Belshit, Arif Tafani harxhon 100 MLN lekë për naftën e makinës dhe servisin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tirana e re lufton për titullin –

Tirana e re lufton për titullin –

11:51 | 13/06/2026
Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

11:15 | 13/06/2026
Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

11:05 | 13/06/2026
Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

10:45 | 13/06/2026
Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë –

10:39 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Tirana e re lufton për titullin –
  • Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –
  • Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –
  • Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –
  • Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë –
  • Investimet e FSHF / Fusha e re e sportit në Krujë drejt përfundimit, nis shtrimi i tapetit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tirana e re lufton për titullin –
  • Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com