Takime veç e veç me Kurtin dhe… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takime veç e veç me Kurtin dhe… –

11:57 | 16/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se në Munih do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Por, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në agjendë.

Kurti dhe Vuçiç janë në mesin e dhjetëra udhëheqësve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, që nis punimet më 16 shkurt.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiç] diku tjetër”, tha Borrell në Munih.

Zyrtari i lartë evropian do të takohet me Kurtin të premten, ndërkaq një ditë më vonë do të zhvillojë takim me Vuçiçin.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Vuçiçit në Munih po ndodh në një kohë kur janë rritur tensionet mes dy shteteve të tyre, për shkak të vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb për kryerjen e pagesave me para të gatshme. Bashkimi Evropian ka kërkuar që për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova dhe Serbia të diskutojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Kjo rregullore hyri në fuqi më 1 shkurt dhe autoritetet kosovare thanë se ajo po zbatohet përmes një faze lehtësuese tranzitore, e cila do të zgjasë jo më shumë se tre muaj.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar rregulloren e BQK-së – e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme – dhe kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se mospërmbushja e kërkesës amerikane, veçse ka ndikuar në raportet mes Uashingtonit dhe Prishtinës.
Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kosova përdor euron si valutë të saj që nga viti 2002, pavarësisht se nuk është pjesë e Eurozonës./REL

Read more

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend –

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –

Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri –

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

Të Lidhura

nga 27
12:49 | 20/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë pasi u hodh nga...

12:23 | 20/02/2026

12:19 | 20/02/2026
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi , gjatë fjalës së tij në sesionin “Të drejtat e njeriut si bazë për...

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

nga 27
12:03 | 20/02/2026
0

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në...

Para
102 vjet më parë u emërtua monedha zyrtare shqiptare ‘Lekë’ –

102 vjet më parë u emërtua monedha zyrtare shqiptare 'Lekë' -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend –

12:49 | 20/02/2026
E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –

12:23 | 20/02/2026
Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri –

Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri –

12:19 | 20/02/2026
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

12:03 | 20/02/2026
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

11:59 | 20/02/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend –
  • E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –
  • Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri –
  • “Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës –

  • Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend –
  • E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe dhe humb jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com