Analisti Baton Haxhiu e konsideroi vizita e sotme të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, si një respekt dhe i dedikohet kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin Opinion, Haxhiu tha se partneriteti Shqipëri-SHBA ka arritur kulmin këto dy vitet e fundit, që nga roli i vendit tonë në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit. Ai madje theksoi se “Shqipëria është i vetmi vend që nuk ia vështirëson punën Amerikës.”
-Cili ishte mesazhi i Blinkenit, duket se ishte hapur në mbështetje të Ramës. Rrallë një Sekretar Shteti ka qenë kaq i drejtëpërdrejtë në mbështetje të drejtuesit. Shmangu një takim me opozitën, e kuptueshme një pjesë për arsye të qëndrimit të DASH ndaj Berishës, por ndërkohë mund të kishte pasur takime të tjera me elementë të opozitës.
Baton Haxhiu: Patjetër! Po mundohem ta ndaj shpejt se çfarë mendoj që ka ndodhur. E para kjo vizitë është respekt për kryeministrin Rama, i dedikohet atij.
–Respekt?
Baton Haxhiu: Respekt. I dedikohet atij, i dedikohet Shqipërisë dhe natyrisht i dedikohet edhe kësaj marrëdhënieje, sidomos 2 vitet e fundit.
-Çfarë ka bërë Rama për kaq shumë respekt?
Baton Haxhiu: Megjithatë, sa vështirë SHBA-të kanë të gjejnë një partner. Për shkak se është perandori, krijon armiqësi…
-Partnerë këtu në Ballkan po thua?
Baton Haxhiu: Jo, jo gjithandej! Krijon armiqësi rrugës të cilat më pas shfaqen nëpër regjione dhe ndërhyjnë, natyrisht për faktin se është superfuqi rregullon probleme, por dikush edhe duhet të jetë hidhëruar. Ballkani është një regjion me këto problematika, se dikush është dash të bombardohet, e dikush është dash ta fitojë lirinë prej SHBA-ve. Ky është një aspekt. Respekti këtu është se edhe gjatë muajit Dhjetor e Janar, kryeministri shqiptar është dasht të jetë në Shtëpinë e Bardhë…
-Kur duhet të ishte kryeministri?!
Baton Haxhiu: Në Dhjetor, duhet të ishte takimi i Presidentin Biden me kryeministrin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, por ishte konflikti në Gaza dhe nuk ndodhi kjo. Edhe në Janar pati ndryshime serioze në Maqedoni dhe dy kryeministra shqiptarë ishte pak problem që të futeshin në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri i Malit të Zi i cili realisht ka finesa, në njëfarë mënyrë është në shtratin e zotit Vuçiç. Gjithë kjo marrëdhënie që është ndërtuar, sidomos Këshilli i Sigurimit. Ky partneritet e ka mbërritur kulmin gjatë kësaj kohe. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka probleme që realisht ia vështirësojnë punën Shteteve të Bashkuara./tvklan.al