Zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar se opinioni për ligjin e Vettingut mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit.
Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti.