Detaje të reja raportohen lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragot në Belsh, ku u plagosën pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçe.
Makina që drejtohej nga nëna e vajzave doli nga rruga dhe u përmbysu në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.
Të plagosurit u nxorën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.
Sipas raportimeve nga mediat, në aksident mbetën të plagosur 4 persona, pjesëtarë të familjes Metaj, që u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.
Sipas raportimeve, të plagosurit kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.
Ndërkohë në njoftimin e saj, Policia shprehet vetëm për 1 të plagosur, vajzën 8 vjeçare, për të cilën shprehet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.