8 vite partneritet FSHF-Sigal Uniqa, Duka: Sukseset arrihen përmes… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 vite partneritet FSHF-Sigal Uniqa, Duka: Sukseset arrihen përmes… –

12:47 | 10/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm. Kompania “Sigal Uniqa Group Austria” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe, pasi nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe futbollit të vajzave.

Për të folur rreth këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe CEO i grupit Sigal Uniqa, Avni Ponari zhvilluan një intervistë në “Top News”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi se partneriteti me kompaninë “Sigal Uniqa” ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe shumë i frytshëm.

“Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollit me kompaninë Sigal Uniqa ka filluar që në 2016-ën dhe përderisa ka vazhduar kaq gjatë, përderisa është rinovuar disa herë kjo marrëdhënie, do të thotë se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe shumë i frytshëm. Nëpërmjet kompanisë, FSHF ka siguruar pothuajse të gjithë futbollistët e niveleve profesioniste, të futbollistëve të Kombëtareve, të Kategorisë Superiore, të futbollit të vajzave.

Nuk është thjesht një mbështetje financiare, por është një bashkëpunim i vërtetë, një mbështetje në të gjitha këndvështrimet. Edhe nëse kemi ndonjë rast që nuk parashikohet nga kontrata, Sigal në asnjë mënyrë apo në asnjë kohë nuk refuzon të mbështesë apo të mbulojë çdolloj dëmtimi. Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe jam shumë i sigurt që do të zgjasë gjatë sepse nuk besoj se Federata do të gjejë një kompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi. Aq më shumë që drejtuesi i kompanisë Sigal është vetë një njeri i sportit. E kupton shumë mirë këtë dhe e bën me pasion këtë mbështetje, përveçse një detyrim kontraktor”, – tha fillimisht Presidenti Duka.

Edhe themeluesi dhe CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari u shpreh i kënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe i uroi suksese ekipit Kombëtar në kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

“Mes misioneve që mund të ketë një kompani Sigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdoshme pjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore. Kështu që ne e kemi konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë të mundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit. Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po të rëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme sigurimin e sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh.

Unë jam i kënaqur dhe krenar duke qenë sponsor i Federatës Shqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte në kampionatin Europian dhe logoja e Sigal ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndodhemi sërish në mbështetje të Federatës dhe unë i uroj suksese ekipit kombëtar por dhe Presidentit Duka për këto arritje të jashtëzakonshme në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjitha kategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës në gara të ndryshme dhe atë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdo sportist të jetë i siguruar, kjo është shumë e rëndësishme”, – tha CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari.

Më tej, Presidenti Duka tha se viti 2023 ishte më i suksesshmi në historinë e futbollit shqiptar dhe shtoi se sukseset nuk mund të arrihen vetëm por falë bashkëpunimit me të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

“Viti që mbyllëm apo kualifikueset e kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisë së futbollit shqiptar. Vendi i parë në grup, performanca fantastike e ekipit, performanca fantastike e të gjithë ambientit, e tifozëve ka qenë një ngjarje, në kompleks, për t’u shënuar në histori. E kam theksuar që asgjë nuk mund të arrihet vetëm. Aq më shumë në një sport kolektiv si futbolli. Pikërisht këtu merr forcë edhe bashkëpunimi që kemi me Sigal, bashkëpunimi që kemi edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të futbollit shqiptar, që të gjithë bashkë të realizojmë një ëndërr të përbashkët në fund të fundit kombëtare.

Sepse futbolli në një lloj mënyre është fe për shqiptarët, është sport shumë i dashur dhe këtë sukses e kemi arritur të gjithë bashkë. Pa dyshim me kontributin më të madh të futbollistëve por edhe të bashkëpunëtorëve tanë dhe të Sigal-it që ka qenë, siç e thashë në fillim, mbështetje e përhershme, e pakursyer dhe do të vazhdojë ta bëjë. Po të kthehemi në 2016-ën, ishte fillimi i bashkëpunimit me Sigal-in, që në një lloj mënyre na solli fat, na çoi në Europian. Ky bashkëpunim është edhe sot në 2024-ën dhe unë uroj të jetë akoma më shumë dhe jam i bindur që do të jetë akoma më shumë”, – tha Presidenti Duka.

Read more

Korrigjim i një padrejtësie, mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati… –

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

Të Lidhura

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor –

Korrigjim i një padrejtësie, mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati… –

nga 27
09:30 | 12/06/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka rishqyrtuar çështjen e tij, duke hequr kufizimin e udhëtimit...

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

nga 27
09:16 | 12/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion...

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

nga 27
08:59 | 12/06/2026
0

Ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, protestuesitt po kërkojnë një mobilizim akoma më...

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

nga 27
08:39 | 12/06/2026
0

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të...

Para
Majlinda Sula kërkon analizë ADN-je për vëllanë: Ministria hesht për… –

Majlinda Sula kërkon analizë ADN-je për vëllanë: Ministria hesht për… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor –

Korrigjim i një padrejtësie, mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati… –

09:30 | 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

09:16 | 12/06/2026
Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

08:59 | 12/06/2026
Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

08:39 | 12/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:13 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Korrigjim i një padrejtësie, mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati… –
  • SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –
  • Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –
  • Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –
  • Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Korrigjim i një padrejtësie, mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati… –
  • SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com