Reduktimi i TVSH-së, 2 kërkesat që zhbllokojnë ngërçin në blegtori – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reduktimi i TVSH-së, 2 kërkesat që zhbllokojnë ngërçin në blegtori –

07:41 | 10/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në vitin 2024, numri i krerëve do të ulet, duke sjellë për pasojë edhe rënie të sasisë së prodhuar të qumështit. Kjo situatë ndikon industrinë e përpunimit – sqaroi Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, në një intervistë për Monitor. Shoqata pohon se po rritet presioni nga konkurrenca e importit, çmimet e larta të lëndës së parë dhe informaliteti në treg. Reduktimi i TVSH nga 20% në 6% si në rajon dhe rritja e subvencioneve mund të përmirësojë situatën

Ky vit sapo ka nisur, por si e parashikoni ecurinë aktivitetit edhe në kuptim të kërkesës dhe tregut?

Në vitet e fundit, ndryshimet në sektorin e përpunimit të qumështit kanë qenë të shumta. Shumë nga këto ndryshime dhe situata kanë qenë të pamundura për t’u parashikuar, pasi faktorët ndikues kanë qenë të shumëllojshëm dhe jashtë kontrollit të operatorëve të të gjithë sektorit. Informaliteti vazhdon të shtohet çdo vit, numri i krerëve (kafshëve të mbarështuara për qumështi) ka rënë, shoqëruar kjo edhe me rënie të sasisë së qumështit të prodhuar nga fermerët shqiptarë, kurse çmimi i qumështit që blihet nga fermerët ka shkuar në vlerat më të larta.

Madje çmimi i qumështit që blihet nga fermerët në Shqipëri është shumë më i lartë se qumështi i fermerëve të rajonit dhe në Europë. (40-50% më i lartë).

Gjithashtu, produktet e importit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij janë bërë më të pranishme dhe dominuese në tregun shqiptar, të ndikuara veçanërisht nga subvencionet e larta në vendet e origjinës, nga kostot e ulëta që kanë industritë përpunuese në rajon dhe Europë, por ndikim ka sjellë edhe rënia e kursit të këmbimit.

Prandaj, parashikimet në sektorin e qumështit janë të vështira, por qartazi mund të pohojmë se: Nëse lufta ndaj informalitetit në sektorin e përpunimit të qumështit (qumështi i rrugës, njësitë e palicencuara dhe të padeklaruara të përpunimit, produktet e paetiketuara, tregjet e paformalizuara të bulmetrave) nuk do të jetë fokusi i vitit 2024, atëherë siguria ushqimore do të vazhdojë të jetë në rrezik dhe mbi të gjitha, informaliteti do të vijojë t’u ofrojë produkte jo të sigurta konsumatorëve. Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në 2024, numri i krerëve do të jetë në rënie, duke sjellë si pasojë, edhe ulje të sasisë së prodhuar të qumështit.

Presim rritje të presionit edhe më shumë nga produktet e importit dhe një shtim të pranisë së tyre në raftet e marketeve dhe supermarketeve tona, sepse ata kanë lëndën e parë më të lirë (qumështin e freskët), më shumë subvencione dhe politika mbështetëse ndaj fermerëve, çmim më të mirë të energjisë elektrike, gazit, naftës, etj. Pra, përsëri një vit sfidash, ku e vetmja gjë që kërkojmë, është të na jepet mundësia të garojmë të barabartë në këtë treg. Nëse do kemi përsëri kosto të larta në çdo hallkë të përpunimit dhe do të goditemi nga konkurrenca e pandershme (informaliteti), atëherë do të jetë edhe ky një vit luftë për mbijetesë.

Blegtorët, ditët e fundit, janë në protestë, pasi fabrikat dhe njësitë më të vogla të përpunimit po kërkojnë kontrata të reja me ulje të çmimeve. A keni kërkuar edhe ju ulje dhe a mund të na thoni arsyet?

Tregu është shumë dinamik dhe çmimet përcaktohen vetëm nga kërkesa dhe oferta përkatëse e sektorit. Asnjë palë nuk imponon dot çmim mbi palën tjetër, sepse janë mekanizmat e tregut që nuk e lejojnë diçka të tillë.

Duhet të mbajmë në konsideratë se është një treg me rreth 400 operatorë përpunimi qumështi dhe informalitet në shkallë shumë të lartë. Në vendin tonë, çmimi i qumështit që blihet nga blegtorët është 40-50% më i lartë se çmimi i qumështit në rajon apo BE. Kjo normalisht sjell në mënyrë të pashmangshme edhe reflektimin e çmimit në njëfarë mase edhe në tregun vendas.

Duke qenë në një treg të hapur, produktet e importit janë gjithmonë e më të pranishme në vendin tonë në raftet e marketeve dhe supermarketeve me çmime jashtëzakonisht konkurruese, duke ushtruar presion të madh në prodhimin dhe përpunimin vendor. Situata e presionit me produktet e importit çdo ditë dhe më shumë në rritje, ndikon edhe kërkesën dhe ofertën brenda vendit, duke ndikuar te kostoja dhe çmimet e lëndës së parë, përfshirë edhe çmimin e qumështit. Një element me rëndësi që ka ndikuar në treg është dhe rënia e vazhdueshme e fuqisë blerëse.

Eurostat e renditi Shqipërinë në 11 vendet me çmimet më të larta të bulmetit në Europë vitin e kaluar. Nëse do ta blini më lirë qumështin nga fermerët, a do ta reflektoni te pakica?

Duhet patjetër që lënda e parë në sektorin e përpunimit të qumështit, pra qumështi i freskët që blihet nga fermerët, të ketë një çmim të barabartë, ose shumë të përafërt, me çmimin e qumështit të prodhuar nga fermerët e rajonit ose të Bashkimit Europian.

Vetëm në këtë mënyrë mund të këtë perspektivë dhe rritje sektori i përpunimit të qumështit në vendin tonë. Nëse në Shqipëri, kompanitë e përpunimit do të vijojnë të operojnë me kosto shumë të larta, atëherë do të jetë e pamundur që të përballohet presioni i vazhdueshëm i produkteve të importit. Kostot e sektorit janë shumë të larta dhe për disa operatorë edhe të papërballueshme. Deri në këto momente, është bërë një sakrificë e madhe nga sektori përpunimit të qumështit për të pasur çmime sa më të përballueshme për konsumatorin shqiptar.

Nëse nuk do të luftohet informaliteti, nëse nuk do të rritet subvencionimi ndaj blegtorëve, nëse nuk do të ketë lehtësi fiskale (TVSH 6% në shitje për sektorin e qumështit), nëse nuk do të ketë masa dhe politika që mbrojnë prodhimin dhe produktin vendas, atëherë i gjithë sektori i përpunimit të qumështit do të përballet me vështirësi të mëdha për të mbijetuar në këtë treg, i cili çdo ditë dhe më shumë po dominohet nga produktet e importit.

A vuan nga mbi investimet tregu i përpunimit të qumështit dhe a krijon kjo kosto për fabrikat?

Referuar publikimeve të INSTAT për vitin 2023, vetëm 11.5% e sasisë së prodhuar të qumështit kalonte në përpunimin e formalizuar. (Sasia e qumështit të prodhuar ishte 970,168 tonë, ndërsa sasia e qumështit të përpunuar ishte 11,244 tonë). Këto shifra tregojnë qartazi, se nëse do të luftohet informaliteti, atëherë do të ketë shumë herë më tepër lëndë të parë që do të kalojë në stabilimente të formalizuara të përpunimit të qumështit. Tregu ka rreth 400 operatorë biznesi që përpunojnë qumësht, por një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë kushtet dhe standardet minimale për të operuar.

Ndërkohë ka stabilimente përpunimi qumështi, të cilat kanë bërë investime të mëdha, për të garantuar siguri ushqimore dhe cilësi maksimale në produktet e tyre, duke u certifikuar edhe për eksport në SHBA, si provë e fortë e standardit të implementuar në këto stabilimente.

Duke parë që importet sa vijnë dhe shtohen në produktet e bulmetit, pra tregu ka kërkesë dhe nevojë, qartazi investimet e stabilimenteve të mëdha janë realizuar në përputhje me kërkesën e tregut. Por kostot e larta që has sektori vendas i përpunimit të qumështit janë duke e rënduar situatën ku ndodhen stabilimentet e përpunimit në vendin tonë.

Pra nuk ka mbiinvestime në sektorin e përpunimit të qumështit, por ka kosto shume të larta të operimit, çmim shumë të lartë të qumështit që blihet nga blegtorët, informalitet në vlera të mëdha që prish konkurrencën dhe deformon tregun, mungesë subvencionesh në krahasim me rajonin dhe mungesa të masave mbrojtëse të prodhimit vendas në raport me produktet e importit.

Me çfarë vështirësish përballen fabrikat në kuptimin e kostove të lëndëve të para dhe burimeve njerëzore?

Nëse nuk do të bëhen ndërhyrje, parashikojmë se edhe në vitin 2024, sektori i përpunimit të qumështit do të përballet me:

Çmimin më të lartë në rajon dhe BE të qumështit të freskët që blihet nga blegtorët.

Informalitet nga baxhot e palicencuara, qumështin e rrugës, tregjet e paformalizuara dhe produktet e paetiketuara, që do vazhdojnë të dëmtojnë rëndë sektorin dhe mbi të gjitha cenojnë në vazhdimësi sigurinë ushqimore.

Rënie të fuqisë blerëse për produktet e prodhuara nga sektori vendas, nëse çmimi i qumështit që blihet nga blegtorët do të vazhdojë të jetë më i larti në rajon dhe BE.

Subvencionimin e ulët të blegtorëve në krahasim me rajonin.

Braktisjen e mëtejshme të blegtorisë për shkak të kostove të larta dhe mungesës së subvencioneve.

Pamundësi për të qenë në një konkurrencë të drejtë me produktet e importit, për shkak të avantazhit me kostot e lira që ata kanë.

Vështirësi në gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara, por së fundmi edhe në burimet njerëzore të pakualifikuara.

A keni një sugjerim se si mund të rregullohet dhe përmirësohet tregu i bulmetit?

Sugjerimet tona janë ato që ne kemi paraqitur vazhdimisht: Normë të reduktuar TVSH në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në 6%, siç e kanë edhe vendet e rajonit dhe vlerësimi i efekteve afatmesme nga ulja e normës së TVSH për industrinë e qumështit.

Masa konkrete fiskale kundër informalitetit në sektorin e përpunimit të qumështit, duke përfshirë qumështin e rrugës, produktet e paetiketuara dhe njësitë e përpunimit të palicencuara/të paformalizuara.

Skema mbështetëse subvencionimi për blegtorinë të ngjashme me ato të rajonit dhe të orientuara qartazi drejt prodhimit.

Masa mbrojtëse për produktet e prodhimit vendas në sektorin e qumështit, në përputhje me rregulloret e CEFTA dhe MSA.

Përfshirja në skemën e TVSH e të gjithë subjekteve të përpunimit të qumështit, pavarësisht xhiros së deklaruar./Monitor

Read more

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

Kryetari merr urdhra nga Balla –

Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

Të Lidhura

nga 27
09:54 | 19/03/2026
0

Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë shqiptarët më të palumturit...

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

nga 27
09:50 | 19/03/2026
0

Zonat malore të juglindjes së vendit janë përfshirë nga reshje dëbore gjatë orëve të fundit. Reshjet kanë qenë më të...

Kryetari merr urdhra nga Balla –

Kryetari merr urdhra nga Balla –

nga 27
09:34 | 19/03/2026
0

Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani. Përmes një sqarimi publik,...

Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

nga 27
09:30 | 19/03/2026
0

Ish-deputeti, Lefter Maliqi thekson se aksioni opozitar kërkon një qasje të re, më agresive dhe të përshkallëzuar, duke kaluar nga...

Para
Argjira reagon e shokuar për fyerjet e Eglës ndaj Gracianos –

Argjira reagon e shokuar për fyerjet e Eglës ndaj Gracianos -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –

09:54 | 19/03/2026
Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

09:50 | 19/03/2026
Kryetari merr urdhra nga Balla –

Kryetari merr urdhra nga Balla –

09:34 | 19/03/2026
Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

09:30 | 19/03/2026
Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

08:56 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –
  • Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –
  • Kryetari merr urdhra nga Balla –
  • Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit –

  • Lejet ‘fantazmë’ të ndërtimit, si po mbahen të fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord të Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve –
  • Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com