Socialistët kërkojnë masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës Edi Paloka dhe Petrit Doda. Në një kërkesë drejtuar Kuvendit, deputetët e PS-së kërkojnë përjashtimin nga punimet e Kuvendit të dy deputetëve.
Kërkesa e paraqitur do të shqyrtohet nga Sekretariati Etik, ku formalisht do të merret edhe vendimi për përjashtimin e Palokës dhe Dodës me 10 apo 20 ditë nga punimet e Parlamentit.
Sipas socialistëve, dy deputetët kanë shkelur rregulloren në seancën e fundit parlamentare. Me përjashtimin e dy deputetëve të opozitës, numri i ligjvënësve opozitarë që nuk lejohen të marrin pjesë në seancat plenare apo komisione, është 25.