Sali Berisha, mkreu i demokratëve, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së, njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës do të mbahet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
“Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin”, u shpreh Berisha në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, ndërsa për herë të parë protestuesve iu bashkua edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Berisha tha se kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë.
“Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.
20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.
Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.
Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, tha Berisha.