Flauti magjik i Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flauti magjik i Tiranës

09:01 | 28/10/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Tirana është me gjasë një nga qytetet më të çuditshme në botë. Ka një ritëm jetese që shpesh të ngjan më shumë se mbytës. Është një qytet arrogant. Njerëzit kanë nxitim jo për të shkuar në punë, por për të ta kaluar ty. Gjindja është gojëpisët, kurse skamnorët janë të hedhur në një kënd të shoqërisë sa të ngjallin krupën.

Në Tiranë gjatë ditës duket sikur janë tretur zotërinjtë dhe paria është rithemeluar prej ca fermerësh kokërruar të trifletëshit a vajza të prekura nga mjekët që ngjajnë si motra binjake. Ka një gjuhë të helmët mallkimi që ngjizet në politikë, media dhe zbret e shpërndahet nëpër kapilarët e vegjëlisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tirana është një kantier ndërtimi, ku shtëpitë e kumarit janë më të shpeshta se pikat që dikur shisnin çikërrima, gazeta dhe libra.

Por, mbrëmja e Tiranës është si ana tjetër e mësallës. Vetëm shfaqje teatri ka tre të këtilla në të njëjtën kohë. Po bëhet gati “Don Kishoti”. Kinemaja jep filmat më të fundit. Është duke u xhiruar një film që ka mbledhur ajkën e aktorëve shqiptarë, por është më i keqfinancuari.

Në Tiranë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit jep koncert falas një herë në dy të premte në Akademinë e Arteve. Salla është plot, por drejtuesit e RTSH nuk shkojnë kurrë në të.

Oltsen Gripshi ka çelur një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Artit, Abaz Hado sapo e mbylli. Tek Galeria FAP, Edi Rama është ende në formë të mirë fizike.

Në Tiranë ka Opera. Për të vajtur drejt saj duhet të kapërcesh pengesat e rindërtimit të Sheshit Skënderbej, por ia vlen. Udha që të çon drejt “Flautit Magjik” kalon mes lypësave, shkallëve të ngrëna të Pallatit të Kulturës.

“Flauti Magjik” më shumë se kurrë i shkon një qyteti që ka nevojë të përhumbet në një ëndërr mes ditës dhe natës, dritës dhe territ. Tirana është një qytet i këtillë, jeton mes dy kohësh, por ditën sillet sikur me qenë natë dhe anasjelltas. Nëse drejtorja Zana Çela do kishte lëshuar kushtrimin dhe do thoshte që “Flauti Magjik” është një vepër masonike e Mozart, ka gjasa që salla të ishte mbushur me tipa, të cilët meqë kanë tagër pushteti u duket vetja sikur janë pjesë e llozhës e siguro biletat në këto vende do i kërkonin.

Armando Likaj është një buf që të bën me qesh me atë zë të fuqishëm që i ka falë Zoti. Duket sikur gjithë shfaqjes ky çun i Shkodrës të thotë: “A je i marrë a shtihesh?”. Pyetje me vend për një sallë të mbushur plot, ku fliten gjithë gjuhët e tokës. Sa të vështirë e ka Tirana të duket qytet në rrugët e veta dhe sa të lehtë të duket kryeqytet në një sallë me 500 vende. Nuk është Opera më e bukur në rruzull, por “Flauti…” i Tiranës nuk ka pse ndjehet keq me ata të botëve të tjera. Duartrokitjet zgjasin mbi 20 minuta dhe të duket vetja sikur je në filmin “Amadeus”, ku koka me paruke do lëshojë atë qeshje histerike të triumfit.

Kjo është Tirana, që tek kthehesh për në shtëpi, televizorët e çelur në kupë të qiellit përcjellin mysafirë që flasin pa rradhë, grinden, shahen, fyhen, kurse diku në zemër të qytetit ka ndodhur një ngjarje, e cila në vend të faqeve të para gazetës merr ca rreshta të kursyer para fjalëkryqit, sepse gazetarët kanë ca muaj pa marrë pagën, ose shefi e ka ndarë që eskortat e Dubait t’i shesë me titullin: “Pushimet e çmendura në Dubai të…”. Në ballinë nuk merret kush me Mbretëreshën e Natës, Serenda Uyar apo Sarastron, Enrico Marchesini, sepse nuk ka vend, e ka zënë njëri, që qysh kur ka mësuar 36 gërmat e alfabetit bën libër, ku shan me libër shtëpie.

Por, ia vlen të jetosh në këtë Tiranë, ku policia përndjek romët dhe egjyptianët që mbledhin kanaçe, kurse fundjavën e ardhshme do kemi “Marie Krajën”.

Etiketa: Armando LikajçikërrimaEnrico MarchesinigojëpisëtMbretëresha e NatësSarastroSerenda Uyarskamnorëtzana cela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kone “tërbon” grekët: Nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar

Kone “tërbon” grekët: Nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com