Katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e DVP Tiranë, 4 shtetas të shpallur në kërkim.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas në kërkim, i dënuar me 2 muaj burgim, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Kapen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim, njëri për veprën penale “Mashtrimi”, tjetri i dënuar me 6 muaj burgim, për largim nga vendi i aksidentit.
Strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– D. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
– A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
– A. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”;
– L. M., 25 vjeç, banues në Kamëz, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.