U prekën disa sisteme… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U prekën disa sisteme… –

12:22 | 01/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave, INSTAT ka reaguar pas një sulmi hakerash.

Përmes një postimi në Facebook, INSTAT njofton se nga sulmi kibernetik janë prekur disa sisteme.

Sipas INSTAT, ekspertët e teknologjisë kanë reaguar duke aktivizuar protokollet e emergjencës.

Autorësinë e këtij sulmi e ka marrë sërish ‘Home Land Justice’, grup iranian i cili ka deklaruar në rrjetin social Telegram, se të dhënat e INSTAT tanimë janë në duart e tyre.

Reagimi

INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar.

INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.

Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. INSTAT falenderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar në këtë situatë të jashtëzakonshme. INSTAT vlerëson lartë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën e saj dhe angazhohet të vazhdojë të ofrojë statistika zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura.

Read more

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë –

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –

Të Lidhura

nga 27
09:34 | 25/03/2026
0

Interesi i tifozëve shqiptarë për sfidën vendimtare ndaj Polonisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të...

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

nga 27
09:24 | 25/03/2026
0

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit...

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –

nga 27
09:10 | 25/03/2026
0

Skuadra jonë Kombëtare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore në Tiranë në prag të ndeshjes me Poloninë....

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –

nga 27
08:50 | 25/03/2026
0

Një incident është raportuar nga një qytetar në qytetin e Durrësit, ku një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët. Sipas...

Para
Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, 4 të plagosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë –

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë –

09:34 | 25/03/2026
Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

09:24 | 25/03/2026
Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –

09:10 | 25/03/2026
Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –

08:50 | 25/03/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Negociatat me Iranin kanë përparuar –

08:32 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë –
  • Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –
  • Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve –
  • Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet –
  • Negociatat me Iranin kanë përparuar –
  • Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë –
  • Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com