Problem pagesat, ja pse u tërhoqën avokatët e Thaçit/ Reagon Ministria e Drejtësisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problem pagesat, ja pse u tërhoqën avokatët e Thaçit/ Reagon Ministria e Drejtësisë –

16:14 | 30/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale për Krime Lufte ka treguar se për shkak të vështirësive financiare janë detyruar të reduktojnë ekipin mbrojtës të tij.

Sipas tij, ata morën këtë hap për shkak të vështirësive financiare, ndërsa theksoi se avokati Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024.

Avokati kryesor i ish-presidentit është Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës, sipas vëllait të ish-presidentit.

“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falënderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Por, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi ku shprehet se në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, është lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave.

“Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023”.

“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”.

Ata kanë thënë që nuk i paguajnë avokatët me të cilët nuk kanë marrëveshje, teksa ritheksuan se e kanë paguar me kohë avokatin me të cilin kanë marrëveshje, Luka Misetiqin.

“Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencialë, qoftë edhe privatë, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”.

“Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi”.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026 –

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

Goditje me urdhër politik –

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026 –

nga 27
07:38 | 11/02/2026
0

Dashi Përmbahuni nga blerja e ndonjë pajisjeje të re elektronike për zyrën tuaj gjatë tre javëve e gjysmë të ardhshme....

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026 –

nga 27
07:34 | 11/02/2026
0

Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe...

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

nga 27
22:55 | 10/02/2026
0

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Goditje me urdhër politik –

Goditje me urdhër politik –

nga 27
22:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, vizitoi në spitalin e Traumës deputetin Bledion Nallbati, i cili mbeti i plagosur gjatë...

Para
Na pret një duel intensiv, Mourinhon e kam mik por… –

Policia jep alarmin, kujdes nga ky imazh fals i Xabi Alonso -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026 –

07:38 | 11/02/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026 –

07:34 | 11/02/2026
“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:55 | 10/02/2026
Goditje me urdhër politik –

Goditje me urdhër politik –

22:43 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:31 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026 –
  • “Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
  • Goditje me urdhër politik –
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
  • Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 11 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com