Mblidhet Asambleja e BASHF-së, miratohet projektbuxheti për 2024 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mblidhet Asambleja e BASHF-së, miratohet projektbuxheti për 2024 –

15:12 | 30/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, që zhvilloi punimet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në këtë Asamble morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, anëtarët e kryesisë, Idriz Gashi, Ervis Peza, Dritan Salaj e Sokol Avdo dhe delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në përshëndetjen e tij vlerësoi punimet e asamblesë dhe përgëzoi rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar.

“Ju përgëzojë për asamblenë e parë vjetore të përgjithshme të zakonshme. Është një hap i parë që shoqata ka filluar të funksionojë në mënyrë perfekte. Falë gjykimit tuaj, niveli i arbitrimit shqiptar dhe niveli i futbollit shqiptar janë me notë shumë pozitive. Dua t’ju përgëzoj për gjykimin që keni bërë gjithë këto vite dhe vazhdoni ta bëni. Gjithashtu, ju përgëzoj edhe për punën që bëhet në të gjitha kolegjiumet dhe në kryesi, sepse këtë e tregojnë faktet. Kemi rritur numrin e arbitrave ndërkombëtarë dhe kjo tregon që arbitrimi shqiptar është në rrugën e duhur dhe ka hapa shumë pozitiv”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Asambleja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, teksa në nisje të saj u ndanë disa çmime vlerësuese për Besnik Kaimin, Kridens Metën, Xhavit Zajmin, Mhill Shkëmbin, Pajtim Alikon dhe Denis Agarajin, për kontributin e dhënë në arbitrimin shqiptar.

Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë të BASHF-së me sektorin e arbitrimit në FSHF dhe me FIFA-n e UEFA-n.

“Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi intensiv e në mënyrë sistematike me sektorin e arbitrimit, komisionet e ngritura, i caktimit, vlerësimit dhe i vëzhgimit. Duhet treguar shumë kujdes, impenjim, përqendrim në edukimin tekniko-profesional të përgatitjes së arbitrave, asistentëve dhe vëzhgueseve. Ky koordinim duhet të konsiderohet një detaj kryesor, i cili duhet thënë që është organizuar mirë. Është detyra jonë të jemi bashkëpunues me Sektorin e Arbitrimit në FSHF, në FIFA dhe UEFA që të marrim bashkëpunimi dhe ndihmesën reciproke të bashkëpunimit”, – tha Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.

Më tej, asambleja vijoi me rendin e ditës teksa u morën dy vendime të rëndësishme, ku me anë të votimit u miratua bilanci financiar i vitit 2023 dhe projektbuxheti për vitin 2024. Pas miratimit të këtyre vendimeve u mbyllën punimet në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të BASHF-së.

Të Lidhura

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

nga 27
15:12 | 10/02/2026
0

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u...

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

nga 27
14:42 | 10/02/2026
0

Eduart Biba, është 45-vjeçari që ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në...

Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

nga 27
14:20 | 10/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim publik për qytetarët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara...

Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –

nga 27
14:14 | 10/02/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje që sot të gjithë shqiptarët të mblidhen para Kryeministrisë, në...

Para
Kush është Naim Murseli? Jeta e tij luksoze në Suedi dhe fotot me… –

Naim Murseli po hetohet për spiunazh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

15:12 | 10/02/2026
Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

14:42 | 10/02/2026
Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –

14:20 | 10/02/2026
Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –

14:14 | 10/02/2026
Do jetë uragani i shpresës –

Do jetë uragani i shpresës –

13:46 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –
  • Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –
  • Nëse arrestoheni në SHBA, ju hiqet viza –
  • Tregojani vendin Ramës dhe organizatës së tij kriminale –
  • Do jetë uragani i shpresës –
  • Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –
  • Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com