Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

22:19 | 28/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Dashi

Dashi i dashur, do të fillojë për ju një periudhë e re në këtë fund janari dhe fillim shkurti. Pritet që të keni ndryshime, sidomos në sferën profesionale. Nëse punoni shumë tani, do të merrni shpërblimin e duhur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që kanë marrë përsipër shumë angazhime dhe projekte të reja. Me pak fjalë, sa më shumë të eksploroni territore të reja, aq më të larta do të jenë shanset për sukses.

Demi

Të dashur Dema, yjet do t’ju mbështesin në angazhimet tuaja të shumta, për shkak të agjendës së ngarkuar. Gjithçka po e menaxhoni shumë mirë, por bëni kujdes të mos lodheni shumë. Problemi është se, edhe nëse nuk e kuptoni tani, mund ta ndjeni stresin e akumuluar më vonë, kështu që mundohuni të gjeni kohë dhe hapësirë për të marrë frymë mes detyrave tuaja të shumta.

Binjakët

Të dashur Binjakë, pas një periudhe shumë sfiduese, vjen për ju lajmi i mrekullueshëm se Dielli në Ujor do të ndikojë që shenja juaj të dalë nga gjendja e apatisë, duke e ngritur shikimin përtej horizontit. Ju duhet të shpalosni të gjithë aftësitë tuaja në ditët në vijim, në mënyrë që të kapërceni vështirësitë që ju kanë penguar të bëni përpara deri më tani.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, horoskopi i javës në vijim sjell lajme të reja edhe për ju. Më në fund, do të çliroheni nga shqetësimet dhe do të ndiheni më optimistë. Ky proces do të ndodhë gradualisht dhe ju duhet t’i vini gjërat në lëvizje, duke parë përreth dhe duke u përpjekur të kuptoni se cilat angazhime, por edhe cilët njerëz vetëm sa po ju rëndojnë jetën dhe më pas të merrni vendimin për t’u çliruar njëherë e mirë prej tyre. Kjo është periudha e vitit kur bimët krasiten, prandaj edhe për ju ka ardhur koha ideale që t’i prisni degët e thata që ju zënë frymën.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi për javën nga 29 janari deri më 4 shkurt e sjell Diellin në disonancë, që do të thotë se, në këtë moment, duhet të ndaleni dhe të shikoni qartë rrugën tuaj. Ju ndjeni nevojën për t’u fokusuar në disa situata, veçanërisht në punë, ndaj është një moment i mirë, për shembull, për të trajtuar një çështje, nga e cila keni mbetur të zhgënjyer. Bëni përpara, pra, por fillimisht duhet të sqaroheni, që t’i keni idetë më të qarta. Prandaj, në këto ditë duhet të gjeni hapësirë për të reflektuar me kujdes në lidhje me atë që nuk ju kënaq më dhe si të veproni për ta korrigjuar.

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, horoskopi i javës në vijim ju shtyn t’i përkushtoheni riorganizimit të jetës suaj, në kuptimin që të vendosni rregull për ta pasur më të qartë se në cilin drejtim mund të rriteni. Yjet ju ftojnë të lini mënjanë altruizmin, i cili shpesh kthehet në bujari të ekzagjeruar ndaj njerëzve që jo gjithmonë e meritojnë. Kështu nuk do t’i harxhoni energjitë për gjëra të kota. Pra, çlirojeni veten nga ngarkesat e tepërta dhe, pasi ta keni bërë këtë, më në fund do të jeni në gjendje të ndërmerrni sipërmarrje të reja.

Peshorja

Të dashura Peshore, horoskopi i javës në vijim ju sjell gjithë energjinë e Diellit që dëshiron t’ju shohë sërish protagonistë pas ditësh në të cilat nervozizmi dhe ankthi kanë dominuar jetën tuaj. Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe do të mund të lini takime të reja, që kanë të bëjnë si me sferën profesionale edhe me atë private. Ky është një moment shumë interesant për ju, që duhet shfrytëzuar, ndaj është koha të përveshni mëngët dhe të angazhoheni.

Akrepi

Të dashur Akrepa, horoskopi i javës nga data 29 janar deri më 4 shkurt ju sjell një periudhë provimesh, sprovash dhe testimesh. Duhet të angazhoheni në detyrimet tuaja të përditshme, por edhe të mos përpiqeni ta mbuloni Diellin me shoshë sa herë që diçka nuk shkon si duhet. Diluni për Zot projekteve në të cilat besoni vërtet. Jepuni përparësi gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme për ju.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, ka ardhur koha të jeni të sinqertë, të shprehni dyshimet, shqetësimet dhe dëshirat tuaja, veçanërisht në lidhje me situatat që nuk ju kënaqin. Kërkoni dhe do t’ju jepet, pikërisht kështu. Mund të hyni në negociata dhe të bëni biseda të sinqerta me njerëzit që ju interesojnë më shumë. Në punë, nëse mendoni se meritoni më shumë, ky është muaji më i përshtatshëm për të vënë pikat mbi “i”.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, shumë planetë ende ju mbështesin, qielli shkëlqen për ju dhe ju jep sharm, ju bën më të mprehtë, ju ndihmon që të jeni më të qartë në lidhje me objektivat që i keni vendosur vetes, si edhe më të aftë fizikisht. Ju jeni një vullkan që shpërthen dhe duhet vetëm të vendosni se në cilën fushë të përdorni të gjitha këto energji të bukura. Mos qëndroni në vend dhe prisni, sepse kjo është koha për të shkuar dhe për të marrë atë që dëshironi. Futjuni punës, rezultatet do të vijnë.

Ujori

Të dashur Ujorë, horoskopi për javën nga 29 janari deri më 4 shkurt ju sheh duke festuar Vitin tuaj të Ri astral dhe, si gjithmonë, detyra juaj kryesore në këtë fazë të vitit është të përqendroheni në dëshirat tuaja më të thella dhe më të sinqerta. Pyeteni mirë veten se cila është e ardhmja që dëshironi apo jeta që ëndërroni. Filloni të mendoni për këto gjëra dhe më pas mundohuni që t’i bëni ëndrrat realitet.

Peshqit

Të dashur Peshq, horoskopi i javës në vijim ju sheh ende duke luftuar dhe nervozë. Kjo intolerancë ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet: dashurinë, familjen, miqësitë, marrëdhëniet me kolegët. Shqetësimi ndihet dhe rëndon ditët tuaja, por nuk kuptohet qartë se nga vjen, prandaj përpiquni t’i shkoni deri në fund. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të dilni nga kjo situatë.

Read more

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës –

Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –

53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –

Të Lidhura

nga 27
13:00 | 13/12/2025
0

Një inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Kukës është arrestuar, pasi dyshohet se ka kërcënuar drejtorin...

Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

nga 27
12:46 | 13/12/2025
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në...

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –

nga 27
12:30 | 13/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht ministri Diell, ka bërë një sakrificë sublime për qytetarët shqiptarë. Ai ka nënshkruar vetë, personalisht, Marrëveshjen...

53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –

53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –

nga 27
12:16 | 13/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra...

Para
Gruaja shpërthen në lot gjatë grindjes me motrën –

Gruaja shpërthen në lot gjatë grindjes me motrën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës –

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës –

13:00 | 13/12/2025
Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

12:46 | 13/12/2025
“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –

“Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –

12:30 | 13/12/2025
53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –

53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –

12:16 | 13/12/2025
KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës –

12:00 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës –
  • Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –
  • “Sakrifica” e kryeministrit për këtë vend/ Rama nënshkruan vetë marrëveshjen me Kanadanë –
  • 53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle –
  • KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës –
  • Qindra shpendë ngordhin në fshatin Krapës në Fier, dyshohet gripi i pulave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës –
  • Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com