Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së –

15:44 | 28/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Talat Xhaferi hyri sot në histori teksa u bë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet për kontributin në politikë, por ka një rol të madh edhe në konfliktin e armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së. Më poshtë ju njohim me profilin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Talat Xhaferi lindi më 15 Prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak. Më tutje vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, kështu që u regjistrua dhe studioi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ, drejtimi këmbësori, në Beograd dhe më pas Sarajevë. Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Pas pavarësisë se Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lartë dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Më 28 Prill të 2001, kur po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferi braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën ‘komandant Forina’.

Xhaferi u zgjodh për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 për partinë e BDI-së. Në vitet 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 Xhaferi ishte deputet i Maqedonisë së Veriut për partinë e BDI-së, aleate me partinë konservatore VMRO-DPMNE.

Në vitin 2013, Xhaferi u emërua nga BDI-ja për Ministrinë e Mbrojtjes në Kabinetin e Nikola Gruevskit, pas dorëheqjes së anëtarit të partisë Fatmir Besimi. Kjo shkaktoi protesta. Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij ishte që forcat e armatosura “të ishin simbol i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit për dallimet”.

Në Prill 2017, Xhaferi u emërua kryetar i Parlamentit maqedonas nga një koalicion i partive të pakicës shqiptare dhe partisë socialdemokrate opozitare në atë kohë (LSDM), duke shkaktuar trazira në ndërtesën e parlamentit./tvklan.al

Read more

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

Vidhte të dhëna bankare në emër të Postës Shqiptare, Gjykata lë në burg mashtruesin francez –

Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –

Të Lidhura

Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
11:51 | 27/05/2026
0

Bordi i transparencës ka ndryshuar këtë mërkurë çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme, Bordi ka...

Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

nga 27
11:37 | 27/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Me një foto krah bashkëshortes së tij,...

Shpërdorim detyre/ Mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT në Sarandë –

Vidhte të dhëna bankare në emër të Postës Shqiptare, Gjykata lë në burg mashtruesin francez –

nga 27
11:19 | 27/05/2026
0

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin...

Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –

Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –

nga 27
11:03 | 27/05/2026
0

Shqipëria kaloi të martën (26.05) një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë...

Para
Sulm me thikë, vriten dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç –

Sulm me thikë, vriten dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës –

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

11:51 | 27/05/2026
Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

11:37 | 27/05/2026
Shpërdorim detyre/ Mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT në Sarandë –

Vidhte të dhëna bankare në emër të Postës Shqiptare, Gjykata lë në burg mashtruesin francez –

11:19 | 27/05/2026
Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –

Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –

11:03 | 27/05/2026
Plagoset me armë në Tiranë/ 34-vjeçari emër i njohur për policinë, në 2018 i shpëtoi atentatit nga Santiago Malko –

10:55 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –
  • Vidhte të dhëna bankare në emër të Postës Shqiptare, Gjykata lë në burg mashtruesin francez –
  • Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave –
  • Plagoset me armë në Tiranë/ 34-vjeçari emër i njohur për policinë, në 2018 i shpëtoi atentatit nga Santiago Malko –
  • E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com