Vrasja e Liridonës, ish-zyrtari i Policisë i bindur se pas krimit qëndron… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Liridonës, ish-zyrtari i Policisë i bindur se pas krimit qëndron… –

19:50 | 26/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Liridona Ademaj-Murseli, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Lidhur me këtë rast kanë folur ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina dhe avokati, Shkëlqim Jakupi.

Morina ka potencuar se aktualisht rasti i vrasjes tragjike të Liridona Ademaj është duke u shoshitur në gjykatë dhe se Policia e Prokuroria kanë fakte e prova të mjaftueshme për të argumentuar që ai është kryesi i veprës.

”Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryesit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t’i ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryesi i veprës penale”, ka thënë Morina, për RTV Dukagjini.

Ndërsa, avokati Shkëlqim Jakupi ka thënë se procuderalisht prokuroria është brenda afatit dhe sipas tij ‘prokuroria ka afat deri në dy vite por mundet edhe një vit shtesë nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit.

”Prokuroria ka afat deri në dy vite, por mundet edhe një vit shtesë të marrë nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit nga Prokuroria. Dhe kemi të bëjmë me një rast që ka peshë tejet të rëndë. Dhe përcaktimi i dënimeve për këto vepra penale siç është Vrasje e rëndë, shkon minimumi prej dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Prandaj edhe prokuroria ka një kujdes të veçantë në raste të tilla, për të mos lejuar asnjë lëshim të mundshëm procuderal i cili do të mund të ndikonte edhe në kreditibilitetin e procedurës penale duke përfshirë edhe shqyrtimin gjyqësor deri te përcaktimi i vendimit në aktgjykimin e Gjykatës kompetente”, ka thënë Jakupi.

Sa i përket rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, avokati Jakupi ka theksuar se prokuroria nuk ka probleme lidhur me faktin dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale por përcaktimin dhe gjetjen apo zbulimin e motivit që ka quar deri në aktin e kryer.

”Rasti në fjalë, Prokuroria nuk ka shumë probleme për faktin e kryerjes së veprës penale dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale. Por Prokurorinë dhe vet Sistemin e Drejtësisë është me shumë rëndësi përcaktimi dhe gjetja, zbulimi e motivit, qëllimi i kësaj vepre penale, për shkak të qarkullimit të lajmeve, fjalëve dhe raportimi i mediave. Supozojmë, nëse vepra penale ndërlidhet me përfitimin e dobisë pasurore ose supozojmë me mbulimin e veprës tjetër penale”, ka theksuar Jakupi.

Morina ka shtuar se ka raste të ndryshme që kryesi i veprës së ndryshme mund edhe të mos e ketë bërë atë, për qëllime të ndryshme por që Prokuroria dhe Policia kanë arritur të zbardhin kryesin e saktë të veprës dhe motivin kryesor.

”Policia e Kosovës duhet me efikasitet të kryej punët e veta. Sikurse Policia ashtu edhe Prokuroria duhet të gjej motivin që ka dërguar deri tek vrasja. Ka raste që kryesi ka pranuar veprën, për shembull unë e kam kryer këtë. Ka rast që ka pranuar veprën penale dhunim dhe gjatë shoshitjes së fakteve ka dalur se nuk e ka kryer ai aktin por vëllai. Sepse vëllai i tij ka qenë bartës i familjes por që është marrë vesh me vëllanë që ky me vuajtur dënimin dhe me pranu fajësinë dhe vëllai me punu dhe me mbajtë familjen”, ka thënë Morina.

Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është intervistuar të mërkurën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.

Murselit dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.

Murseli, për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë.

Read more

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Të Lidhura

nga 27
11:04 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:48 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

10:34 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

nga 27
10:32 | 14/03/2026
0

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Para
Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri,ja sa vite burg do të vuajë “Lordi i kokainës” –

Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri,ja sa vite burg do të vuajë “Lordi i kokainës” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:26 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

  • Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com