Vrau kunatin që i kishte përdhunuar të bijën, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar të bijën, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin –

16:07 | 22/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në brug me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime. Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.

Dinamikën e plotë të ngjarjes e ka treguar vetë Fatmir Talellari në gjykatë. Ai ka rrëfyer si u njoh me historinë dhe mesazhet që ka parë tek celulari i vajzës.

“Më 7 janar u informova nga pronarja e shtëpisë së vajzës në Janinë se qiraja e apartamentit nuk ishte paguar. Ky fakt më shqetësoi pasi ia kisha dhënë paratë vajzës. E kontaktova në celular, por nuk më pëlqeu shpjegimi i saj. Vonë në mbrëmje shkova në Volos, në shtëpinë e vajzës tjetër për ta takuar dhe për të zbuluar çfarë po ndodhte. Pasi ia kërkova fort, sepse ajo ishte e frikësuar, hezituese dhe nuk donte të fliste, në fund më zbuloi se paratë ia ka marrë një person që e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka përdhunuar në të shkuarën dhe tashmë e kërcënon se nëse nuk i jep para, do të më tregojë mua, por edhe njerëzve të tjerë nëpërmjet internetit, foto të tij dhe vajzës sime lakuriq. Ajo më tregoi disa mesazhe që e vërtetonin këtë, por nuk e zbuloi fillimisht identitetin e këtij personi. Për shkak të habisë kisha ndjenja zhgënjimi dhe më pas më pushtoi inati, por u përpoqa ta menaxhoja situatën. Shkova menjëherë pranë vajzës dhe i thashë se do ta dua gjithmonë dhe ta kuptojë se do të qëndroj gjithmonë krah saj. E nxita që të konsultohej menjëherë me një psikolog dhe një avokat për të na këshilluar mbi mbështetjen e nevojshme psikologjike dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër autorit”, shprehet ai.

Dramatike ka qenë momenti kur ka mësuar se përdhunuesi ka qenë vëllai i gruas së dytë. Talellari shpjegon se është ndjerë i goditur kur ka mësuar se është tradhtuar nga një person i besuar e që kishte akses të lirë në banesën e tij.

“Ajo më tregoi se ky person është vëllai i partneres sime, i cili si i afërm kishte akses të lirë në shtëpinë time, të cilin e kisha besuar në të shkuarën dhe e kam mbështetur e ndihmuar financiarisht. Ky zbulim ishte goditje përfundimtare për gjendjen time mendore që për momentin ishte e brishtë. Shtuar edhe gjendjes sime të mëparshme, ndihesha i tradhtuar nga një i afërm i besuar. M’u shemb toka, m’u errësuan sytë, dukshëm humbi edhe logjika, nuk mund ta menaxhoja më këtë situatë. Pasi qëndrova deri pasdite me fëmijët e mi, kohë gjatë së cilës na vizitoi edhe mësuesja e vajzës që e përgatiti për universitet nuk mund të qëndroja më në shtëpi dhe vendosa të kthehem në Argalasti”, shpjegoi ai.

Më pas tregon se ishte i fiksuar që të kërkonte një shpjegim nga kunati.

“M’u fiksua në kokë ideja për ta takuar kunatin dhe t’i kërkoja një shpjegim. Por sepse kunati im ka pasur një të shkuar të dhunshme (duke thyer gjëra në shtëpinë e prindërve të tij) dhe sepse ishte më i madh e fuqishëm si unë, kisha frikë se gjatë takimit pasi t’i zbuloja çfarë kisha mësuar, jeta ime mund të ishte në rrezik. Për këtë arsye mora çiften time të gjuetisë, të cilën e kam me leje dhe u nisa drejt Volosit. Para se të arrija në Volos, mendova se nëse e telefonoja vetë kunatin ai do të ishte dyshues dhe nuk do të më takonte pasi nuk kishim më kontakte të veçanta. Kështu që i kërkova partneres të telefonojë të vëllanë dhe t’i kërkojë të më ndihmojë me pretendimin se më kishte rënë goma e makinës”, thotë ai.

Në fund ai tregon detajet se si ndodhi vrasja. Sipas Talellarit, Pelivani ka qeshur me ironi kur i është kërkuar të japë shpjegime për këtë ngjarje. Këtu, Talellari pretendon se 33-vjeçari ka vrapuar në drejtim të tij dhe e ka sulmuar. 50-vjeçari shprehet se këmbëza është tërhequr pas një përleshje dhe ai nuk pati qëllim që ta vriste.

“Kunati erdhi drejt meje, parkoi makinën në krahun e kundër të rrugës, e kaloi atë dhe lëvizi drejt meje. Para se të më afrohej, i bërtita me zë të lartë “pse e përdhunove dhe shkatërrove vajzën time?”. Ai pavarësisht faktit se e pa qartë se kisha armën që e mbaja jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por buzëqeshi me ironi dhe vrapoi duke ndryshuar drejtimin herë pas here, duke u përpjekur të më sulmojë dhe të më marrë armën. Për të mbrojtur veten e godita me tytën e armës në kokë dhe gjoks dhe ai u rrëzua. Përsëri në vend që të tërhiqej ai u ngrit dhe më sulmoi përsëri. Më pas u përleshëm. Ai u përpoq të më largonte përsëri armën dhe më pas duket se gjatë përleshjes u tërhoq këmbëza, arma u shkrep dhe kunati im u godit për vdekje. Nisur nga sa më sipër, vdekja e kunatit erdhi si pasojë e goditjes me armë gjatë përleshjes sonë, pa pasur qëllim që ta vras nga ana ime”, ka deklaruar ai.

Talellari shprehet se ngjarja ka ndodhur teksa ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike pas rrëfimeve të vajzës dhe fotove që ka parë në celularin e saj.

Kujtojmë se 50-vjeçari Talellari u la në arrest shtëpie pas kësaj ngjarje. Media greke, Zougla shprehet se të premten kjo çështje do të shqyrtohet edhe nga Këshilli Gjyqësor që do të vendosë mbi fatin e shqiptarit.

Talellari mbrohet nga Alexis Kougias, i cili është një nga avokatët më të njohur në Greqi.

Read more

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

Të Lidhura

nga 27
14:48 | 18/05/2026
0

Vetëm 200 metra larg Urës së Madhe të Kukësit, një prej simboleve më të rëndësishme të infrastrukturës dhe turizmit në...

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

nga 27
14:22 | 18/05/2026
0

Presidenti hungarez Tamás Szulók ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht një thirrjeje nga kryeministri i ri Peter Magyar, duke shpjeguar...

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

nga 27
14:02 | 18/05/2026
0

Rusia shpreson që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit, për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Zëdhënësi...

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

nga 27
13:46 | 18/05/2026
0

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është rikthyer në Shqipëri, ndërsa do të merret vendimin final për të ardhmen. Teksa kanë mbetur...

Para
Janë arrestuar 68 persona dhe… –

Janë arrestuar 68 persona dhe… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

14:48 | 18/05/2026
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

14:22 | 18/05/2026
Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

14:02 | 18/05/2026
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

13:46 | 18/05/2026
‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent –

13:44 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –
  • Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –
  • Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –
  • Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent –
  • Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com