Bashkëpunimi me biznesmenë me precedentë penal, mashtrues apo të kapur në abuzime e ka bërë kryebashkiakun Erion Veliaj ambasador dhe mbrojtës të së keqes.
Një nga këto afera është edhe “Pylli orbital”, me të cilin kryebashkiaku ka ngritur një fasadë të rreme ku fsheh përvetësimin e fondeve të bashkisë Tiranë. Kështu, Veliaj shfaqet me arsenalin e plotë të abuzimeve në tenderin e fundit për blerjen e shkurreve.
Bëhet fjalë për prokurimin me Nr.REF78172-08-23-2023, me objekt “Drurë shkurre Dekorative”, me fond limit 66,666,000 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 25.09.2023, nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Në mënyrë ironike ndërmarrja në varësi të Bashkisë Tiranë ka vendosur fondin limit me numrat e djallit (666) ndoshta sipas porosisë së Lali Erit.
Sipas dokumentit më poshtë shohim se janë dorëzuar 5 oferta për këtë tender, por edhe pse 3 prej tyre kanë oferta deri në 200 milionë lekë më lirë, Veliaj e kishte parashikuar fitoren për firmën “Albgarden”, në pronësi të Pjetër Trashajt. Duket se Lali Eri e paska gjetur marrëveshjen me këtë kompani, pas konflikteve të gjata në Komisionin e Prokurimeve, madje edhe nëpër gjykata.

Edhe pse tenderi është zhvilluar në vitin e kaluar, gjurmët dhe prapaskenat e Lali Erit po dalin sërish në skenë.
Jonaid Myzyri vulos pazaret e Lali Erit
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, janë dërguar 3 denoncime në KPP për këtë tender: nga operatori ekonomik “Ulza” SHPK, operatori ekonomik “A.M.E 2020” SHPK dhe operatori ekonomik “Agro – Korani” SHPK.
Më datë 20.12.2023, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin që të pranojë kërkesat e ankimuesve të cilët pretendonin se Veliaj e kishte të paracaktuar fituesin dhe tenderi u mbyll pa konkurrencë. Gjithashtu, denoncuesi i kërkonte Autoritetit Kontraktor që të anulojë procedurën tenderuese dhe të bëjë rishikimet e nevojshme.

KPP i pranoi shkeljet dhe bëri anulimin e tenderit dhe bashkia Tiranë bëri sikur e zbatoi vendimin. Më pas, në datë 5 janar 2024, Agjencia e Veliajt njoftoi KPP se i rregulloi shkeljet dhe vazhdoi procedurat e qetë.
Madje më datë 10 janar 2024, KPP ka publikuar këtë vendim ku shprehet se Autoriteti Kontraktor i plotësoi detyrat dhe tashmë i lejohet të vazhdojë me lëvrimin e 700 milionë lekëve për të blerë “shkurre dekorative”.
”Albgarden” ishte pezulluar nga APP
Me këtë vendim Komisioni i Prokurimeve Publike dëshmoi që nuk vepron me drejtësi, por është në krah të Erion Veliajt. Si një institucion përgjegjës duhej ta dinte që, firma ‘Albgaredn’ kishte marrë një pezullim nga garat për tenderët për një vit nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Madje, kërkesa për përjashtimin e kompanisë nga pjesëmarrja në tendera ishte bërë nga vetë Bashkia Tiranë. Në vendimin më poshtë shohim qartë ku thuhet se “Albgarden” nuk duhet të marrë pjesë në asnjë garë për tenderët që do të zhvillohen, pasi është e përjashtuar nga kjo mundësi për një afat kohor 1-vjeçar.
Ky vendim i APP është dhënë në fillim të tetorit, ku shpjegohej që nga data 10 tetor 2023 deri në 10 tetor 2024 përjashtohet nga tenderët. Pikërisht në datë 10 tetor Veliaj e ka shpallur “Alb Garden” fituese, duke na lënë të kuptojmë bashkia Tiranë po bënte një lojë me tenderin. Procedurat u zvarritën deri më tani në janar 2024 për shkak të denoncimeve dhe sërish kryetari i KPP, Jonaid Myzyri vulosi pazaret e Lali Erit.

Kjo nuk është hera e parë që kompania me pronar Pjetër Trashajn përjashtohet nga tenderat, Në vitin 2018, Bashkia Sarandë e përjashtoi këtë kompani nga prokurimet për shkak se ishte debitore duke mos shlyer detyrimet ndaj institucionit.
Po ashtu, kjo kompani është akuzuar pas tharjes së pemëve të mbjella në rastin e “ripyllëzimit të Lurës’ në vitin 2016.
I biri i pronarit, Endër Trashaj, duke qenë drejtor në Ministrinë e Mjedisit ka favorizuar kompaninë duke i dhënë tenderin me vlerë 1.2 milionë euro në vitin 2014. Ndërkaq, duke përfituar nga lidhjet me pushtetin, Trashaj ka vazhduar të marrë tendera. Kur nuk i plotëson kriteret, kompania është ndihmuar nga KPP e cila ka urdhëruar heqjen e kritereve si në tenderin e vitit 2022 “Blerje pemë dekorative për pyllin orbital të Tiranës”. Në këtë rast, me ndihmën e komisionit të drejtuar nga Jonaid Myzyri kjo kompani xhiroi 3.3 milionë euro.
SPAK duhet ta shohë këtë shpërfillje të hapur të ligjit në tenderin 700 milionë lekësh dhe të godasë në kokë korrupsionin me tenderat. Apo prokurorët presin që kryeministri t’u sjellë Inteligjencën Artificiale për të kuptuar korrupsionin?!
Duke u kthyer te numri 666, që është vendosur si shifër e fondit limit për këtë tender, kuptojmë se zyrtarët jo vetëm që po vjedhin, por bëjnë edhe sarkazëm. Në Apokalipsin e Shën Gjonit (paragrafi 13, vargu 18) thuhet: “Kush di të kuptojë, le të numërojë Numrin e Bishës. Sepse ai është numri i një njeriu: dhe numri i tij është 666”.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016