Ngrica, borë deri në 1 metër dhe temperatura -10 gradë, ç’po ndodh… (VIDEO) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngrica, borë deri në 1 metër dhe temperatura -10 gradë, ç’po ndodh… (VIDEO) –

19:33 | 20/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

Reshjet e dendura të dëborës, era dhe ulja e temperaturave kanë krijuar probleme të shumta në disa bashki në zonat veriore të vendit. Situata më problematike paraqitet në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluara. Rrugët janë të bllokuara nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike.

Kryebashkiaku Hil Curri shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.

“Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrive Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonishtë e rëndë. Kërkojmë ndërjyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”-u shpreh kryebashkiaku Hil Curri.

Sipas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë në total 12 fshatra totalisht të bllokuar, ndërsa mjetet e pastrimit kanë mundur të mbërrijnë deri në Iballë. Në fshatrat e izoluar nga bora mungon energjia elektrike, ndërsa është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel të shumta janë automjetet që kanë mbetura të bllokuara nëpër rrugë, ndërsa të bllokuar brenda mjeteve kanë mbetur gra dhe fëmijë. Në Iballë, aty ku janë bllokuar dhjetëra mjete në rrugë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë. Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

Reshjet kanë qenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Qafë Thore, raportohet të jetë i bllokuar, duke izoluar kështu fshatin turistik të Thethit. Ndërsa rruga e Vermoshit kalohet vetëm me zinxhirë. E kalueshme me zinxhirë është edhe rruga nacionale Pukë – Fushë Arrëz – Mirditë.

Situata në Bulqizë

Pas reshjeve të dendura të dëborës i gjithë rrethi i Bulqizës është gjatë pasdites është pushtuar nga ngricat dhe temperatarat e ulëta deri në minus 10 gradë.
Ulja e temperaturave ka vështirësuar edhe më tepër qarkullimin e mjeteve por jo vetëm.

Ngricat kanë vështirësuar edhe lëvizjen e banorëve në qytetin e Bulqizës, ku për shkak të akullit të formuar në rrugë, disa banorëve u është rrezikuar jeta, pasi janë rrëzuar në pedonalen e qytetit.

Kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë kanë kapur momentet kur banorët rrëzohen për shkak të të ftohtit të akullt.

Situatë alarmante edhe në Lezhë

Një situatë alarmante është krijuar në Lezhë gjatë ditës së sotme për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dëborës.

Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë qartë momentet kritike dhe pasojat pas stuhisë.

Problematike gjatë ditës së sotme ka qenë edhe lëvizja e mjeteve në aksin e vjetër Milot-Lezhë, ku për shkak të reshjeve dhe erës së fortë, një kamion është përmbysur në anë të urës.

Të Lidhura

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

nga 27
15:28 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata...

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

nga 27
15:12 | 11/03/2026
0

Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në...

Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

nga 27
14:50 | 11/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese thotë se mbyllja e TikTok me vendim qeverie cenoi lirinë e shprehjes. Vendimi Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot...

Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

nga 27
14:28 | 11/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet...

Para
Moti i keq, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës –

Moti i keq, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –

15:28 | 11/03/2026
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

15:12 | 11/03/2026
Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –

14:50 | 11/03/2026
Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

14:28 | 11/03/2026
Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –

14:26 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –
  • Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –
  • Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës –
  • Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –
  • Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës! –
  • Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK –
  • Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com