Emri/ Kush do e drejtojë Misionin shqiptar në OKB? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ Kush do e drejtojë Misionin shqiptar në OKB? –

14:42 | 17/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Qeveria ka prezantuar sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit kandidaturën për kreun e ri të Misionit tonë në OKB.

Ambasadorja Suela Janina, e cila ka drejtuar me sukses për një kohë të gjatë Misionin e Shqipërisë në BE, në përfundim të procesit screening tashmë do të marrë këtë detyrë të rëndësishme.

Janina është diplomate karriere me eksperiencë 25-vjeçare në shërbimin diplomatik dhe ka mbajtur pozicione të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ajo ka gjithashtu kontribut në OKB në fushën e të drejtave të njeriut, si ekspertja e parë shqiptare në këtë fushë, ku ka mbajtur dhe mandate drejtuese si përfaqësuese e Shqipërisë.

Kush është ambasadore Suela Janina

E lindur në Tiranë në 1976, znj.Janina është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo është Doktor i Shkencave Juridike,  dhe e ka mbrojtur titullin shkencor me temën “Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut”.

Diolomatja Janina ka gjithashtu Master në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Juglindore, dhe diplomë MA nga Universiteti i Bolonjës.

Nga tetori 2014 e në vijim, ambasadorja Janina ka qenë kreu i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, me gradën diplomatike, Ministër Fuqiplotë.

Ajo ka qenë më herët Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RSH pranë Mbretërisë së Belgjikës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut si dhe Konsulle pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Milano.

Janina ka mbajtur detyra të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Drejtore e Përgjithshme e Marrëdhënieve Shumëpalëshe, Drejtore e Drejtorisë të Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare, etj.

Janina flet gjuhët Anglisht, Frëngjisht, Italisht. Ajo ka dhënë lëndën e së drejtës publike në Fakultetin Juridik dhe lëndët e drejtë ndërkombëtare publike, e drejta e organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, në disa universitete jo-publike

Suela Janina është autore e artikujve shkencorë në botime të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse e kontribuuese në shumë konferenca dhe forume të ndryshme me tematikë fushën e diplomacisë dhe jurisprudencës.

Funksione në organizatat ndërkombëtare

  • 31 maj 2011- në vijim, eksperte e OKB për të drejtat e njeriut, ekspertja e parë shqiptare e zgjedhur në sistemin e organeve të traktateve të OKB për të drejtat e njeriut
  • Shtator 2011- shtator 2017, Zëvendëskryetare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
  • Shtator 2017- qershor 2019, Kryetare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
  • Qershor 2021-qershor 2025, anëtare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
  • Mars 2013- mars 2018, zëvendës arbitër, Gjykata e Pajtimit dhe Arbitrazhit e OSBE.
  • Maj 2016- në vijim, anëtare, përfaqësuese e Shqipërisë në Dhomën e Përhershme të Arbitrazhit, Hagë.

Të Lidhura

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

nga 27
09:35 | 30/05/2026
0

Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama...

Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

nga 27
08:59 | 30/05/2026
0

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka ndarë disa detaje dhe prapaskena përpara mbledhjes së Kuvendit...

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –

nga 27
08:39 | 30/05/2026
0

Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë 26.921...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:29 | 30/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Mbërrin droni i parë në BBV, ja për kë banor është –

Mbërrin droni i parë në BBV, ja për kë banor është -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –

09:35 | 30/05/2026
Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

08:59 | 30/05/2026
Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –

08:39 | 30/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 30/05/2026
Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral –

Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral –

08:03 | 30/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –
  • Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –
  • Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës –
  • Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral –
  • Mund ta nisësh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias –
  • Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com