Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari… –

14:20 | 17/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok, të cilën viktima e kishte denoncuar pa gjetur zgjidhje në polici.

Por hetimi mori një rrjedhë tjetër katër ditë më vonë, kur policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin e nënës së katër fëmijëve me akuzën e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe kërcënimet ndaj saj.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe grave është një plagë e hershme dhe e patrajtuar e shoqërisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit është ndërthurur edhe me forma të reja të ngacmimeve, denigrimit apo bullizmit përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet e devijuan debatin publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares nga bullizmi në platformat e rrjeteve sociale tek një armik i vjetër i tyre – mediat online.

Në një reagim në Facebook pas ngjarjes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paralajmëroi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online.

“Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale,” shkroi Nikolla.

Zyrtarë të tjerë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëritën gjithashtu të njëjtin mesazh, duke paralajmëruar  rishikimin e legjislacionit për mediat online.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi të rregullonte mediat online përmes një fushate ligjore të njohur si paketa “antishpifje” në fund të vitit 2019, por u detyrua që ta tërheqë nismën nga parlamenti për shkak të kundërshtimit të organizatave ndërkombëtare dhe një opinioni fshikullues të Komisionit të Venecias.

Paketa “antishpifje” e Ramës u kundërshtua si nismë drakoniane edhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat e konsideruan atë një përpjekje për të vënë në kontroll mediat online.

Riaktivizimi i debatit, ende pa u hetuar mirë shkaqet që çuan në vetëflijimin e 41-vjeçares në Durrës, tregon sipas ekspertëve të medias një interes politik, që nuk synon të zgjidhë problemet e dhunës dhe bullizmit, por të zgjerojë kontrollin te mediat online.

“Komentet e disa politikanëve tregojnë padije të thellë për temën mbi të cilën po komentojnë dhe nevojën për ta reduktuar çdo problem të shoqërisë apo të politikës tek censura e mediave online, pa përmendur ngutin për të folur përpara rezultatit të hetimeve,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias.

Edhe Elvin Luku, pedagog dhe drejtues i qendrës MediaLook, thotë se projektligji për mediat online është “një ëndërr e vjetër” e politikës, që vazhdon të mbahet në sirtar.

“Politika nëpërmjet tij synon të kapë apo të ushtrojë presion edhe tek ajo hapësirë e medias online e cila është kritike, hulumton apo investigon,” tha Luku për BIRN.

Ligjet nuk zbatohen 

Përvoja e hidhur e 41-vjeçares nga Durrësi me keqpërdorimin e identitetit të saj në platformën TikTok, ku ajo u fye dhe u denigrua, nuk ishte një histori e panjohur për institucionet ligjzbatuese.

Sipas një njoftimi të Policisë së Durrësit, gruaja i ishte drejtuar policisë me kallëzim në dhjetor të vitit 2022 për hapjen e një profili të rremë në emrin e saj në TikTok, ku persona ende të panjohur shpërndanin sharje dhe fyerje në emër të saj.

Pas vdekjes së 41-vjeçares, policia e Durrësit deklaroi se ngjarja ishte ende në hetim.

“Për kallëzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori. Nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetësja B.L pas këtij kallëzimi,” deklaroi policia.

Juristja Megi Reçi, njëherazi kërkuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se debati publik pas ngjarjes u instrumentalizua politikisht. Reçi theksoi gjithashtu se para se të flitet për ndryshime ligjore, do të duhet të analizohet se pse nuk kanë funksionuar mekanizmat në fuqi.

“Përgjigja ndaj ngjarjeve serioze si kjo, që ekspozojnë probleme sistemike, duhet të jetë llogaridhënia institucionale, informimi, analiza dhe debati teknik mbi zgjidhjet,” tha Reçi.

“U përmendën ndryshime në legjislacion për median online dhe jo për platformat e mëdha sociale, që në fakt lidhen me rastin,” shtoi ajo.

Legjislacioni shqiptar parashikon aktualisht penalitete civile dhe penale për shpifjen si dhe për krimet që ndodhin në hapësirën digjitale, të cilat sipas Reçit do të duhej të ishin vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit nga 41-vjeçarja.

“U tha në mënyrë impulsive që duhej ashpërsuar legjislacioni penal, pa thënë pse nuk zbatohet ai që është aty,” shtoi ajo.

Edhe ekspertja e medias, Valbona Sulçe mendon se arsyet e vërteta duhet të kërkohen te moszbatimi i ligjit aktual.

“Në vend të ashpërsimit të legjislacionit, mendoj se do ishtë mirë të shihej zbatimi i ligjit aktual, apo pse nuk funksionoi hetimi i policisë për profilin e rremë, ku ka çaluar mekanizmi, si edhe të nxirren përgjegjësitë,” tha Sulçe.

“Bullizmi online rezulton se ishte vetëm një aspekt i shqetësimit të viktimës, dhe sipas psikologëve nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për vendimin e vetëvrasjes,” shtoi ajo, duke i cilësuar të nxituara reagimet pas ngjarjes.

Mungesa e kapaciteteve

Përtej devijimit politik të debatit që pasoi vdekjen e 41-vjeçares në Durrës, bullizmi online është sipas ekspertëve një problem shqetësues që duhet adresuar. Ata besojnë gjithashtu se ky fenomen mund të kufizohet përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese në luftën ndaj krimit kibernetik.

Koloreto Cukali nga Këshilli i Medias thotë se ndërsa bullizmi në mediat sociale nuk është një fenomen i ri, ai vëren një mungesë të interesit real të politikës për t’u marrë me të.

“Bullizmi online është transferimi digjital i bullizmit në jetën e përditshme, ku politika jep shembullin personal shumë të keq,” tha Cukali.

Ai thekson gjithashtu se Shqipërisë i mungon një strukturë serioze që lufton krimin kibernetik, ndërsa vlerëson se qeveria shqiptare duhet t’u kërkojë plaformave si Facebook, Instagram apo TikTok që të moderojnë “dhunën në hapësirën digjitale shqiptare”.

“Bullizmi në sferën digjitale nuk luftohet me ligje, por me struktura. Ne nuk kemi asnjë strukturë serioze kundër krimit kibernetik, as trajnime të policisë, as dije dhe as vullnet për ta zgjidhur,” theksoi Cukali.

Edhe gazetari Luku thekson se vendit i nevojiten tashmë struktura të forta ligjzbatuese në gjurmimin e agresorëve në platformat online, që sipas tij jo vetëm do të minimizonin dhunën, por edhe do të parandalonin krime që ekspozohen nga bota reale.

“Nëse autoritet do të investohen dhe specializohen për të gjurmuar vetëekspozimin e autorëve në rrjetin TikTok, do të kishim asgjësimin e disa linjave të emigracionit illegal veçanërisht drejt Britanisë, një luftë më të ashpër ndaj ‘shtëpive të prostitucionit’ apo qarkullimin e drograve te fëmijët e gjimnazistët,” thotë Luku.

Juristja Reçi sugjeron që Shqipëria duhet të ndjekë rrugën e Bashkimit Europian – ku ka tashmë diskutime dhe rregullore që synojnë rritjen e përgjegjësisë së platformave të rrjeteve sociale.

“Asnjë akt ligjor nuk mundet të marrë përsipër të zgjidhë çdo problematikë online, megjithatë këto akte vendosën detyrime për platformat e mëdha dhe rritën përgjegjësinë e tyre,”, thotë Reçi.

Në të njëjtën linjë ështe edhe Sulçe, e cila bën thirrje që përveç forcimit të kapaciteteve hetimore, Shqipërisë i nevojitet gjithashtu edukimi mediatik i popullatës, çka sipas saj do të sillte ndryshime reale në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në hapësirën digjitale.

“Këto janë çështje globale tashmë, por pa një mirëkoordinim të të gjithë faktorëve të shoqërisë – qytetarëve, shtetit, shkollave, gazetarëve dhe prindërve, beteja nuk mund të fitohet,”, përfundoi Sulçe./BIRN

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Të Lidhura

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër –

Në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com