Policia suedeze ka arrestuar në Nynashamn, në jug të Stokholmit, 14 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm kundër një qendre refugjatësh. Në makinën e të ndaluarve janë gjetur mjaft armë. Atentatorët e ndaluar ishin polakë dhe i përkisnin një grupi të ekstremit të djathtë. Episodi u rregjistrua në kulmin e një tensioni të rikthyer në Suedi në lidhje me emigrantët, gjë që ka shtyrë qeverinë që të planifikojë përzënien pa të drejtë kthimi për azil për 80 mijë persona.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...