Çuçi mbledh Grupin parlamentar, ja porosia për deputetët socialistë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çuçi mbledh Grupin parlamentar, ja porosia për deputetët socialistë –

11:00 | 15/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit sot në orën 17:00, Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e mbajtur para deputetëve ai ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës me bllokim e skena dhune.

Çuçi tha se ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

“Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE”, tha Çuçi ndër të tjera.

Lidhur me seancën e sotme ai tha se pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj prandaj pjesëmarrja në votim nuk duhet të mungojë. Çuçi shprehu keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare.

Kujtojmë që opozita e Rithemelimit së bashku me deputetët që mbështesin Gazment Bardhin kanë paralajmëruar sërish bllokim të punimeve të seancës.

Read more

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec –

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

Të Lidhura

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –

nga 27
15:28 | 05/03/2026
0

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale është arrestuar sot në qytetin e Durrësit....

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

nga 27
15:12 | 05/03/2026
0

Një punonjëse e Degës Postare të Elbasanit është marrë nën hetim, pasi akuzohet për abuzim me detyrën dhe përvetësim të...

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim –

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec –

nga 27
14:58 | 05/03/2026
0

Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Burimet pranë policisë bëjnë me dije...

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

nga 27
14:46 | 05/03/2026
0

Në seancën e zhvilluar në GJKKO,  SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për deputetin e PD,...

Para
Dorëheqja është një mundësi, por jo tani –

Dorëheqja është një mundësi, por jo tani -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –

15:28 | 05/03/2026
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

15:12 | 05/03/2026
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim –

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec –

14:58 | 05/03/2026
Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –

14:46 | 05/03/2026
Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –

14:30 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –
  • Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –
  • Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec –
  • Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë –
  • Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve –
  • PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –
  • Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com