Sulmet e grupit islamik “Houthi” në Detin e Kuq tronditin tregtinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet e grupit islamik “Houthi” në Detin e Kuq tronditin tregtinë –

12:04 | 13/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Tregtia botërore, veçanërisht ajo mes Azisë dhe Europës është tronditur nga sulmet e grupit islamik “Houthi” mbi anijet që lundrojnë në Detin e kuq drejt porteve europiane dhe kundërpëgjigjes amerikano-britanike, ku të dhënat e para flasin për një rënie të trafikut detar me 70%. Kompanitë e lundrimit kanë ndryshuar tashmë itinerarin duke zgjedhur kalimin nga kepi i Shpresës së Mirë në Afrikë duke zgjatur udhëtimin e mallrave nga 8 deri në 12 ditë, ndërkohë që çmimet e naftës u rritën të premten me 4% në bursat ndërkombëtare.

Efektet e sulmeve të grupit islamik Houthi nga Yemeni, ndaj anijeve tregtare që kalojnë përmes Detin e Kuq për në Mesdhe dhe tani edhe ndërhyrja amerikano-britanike kundër tyre, ka dhënë efeket e parë në ngadalësimin e tregtisë në rrugën Azi-Evropë, por mbi të gjitha një rritje e pashmangshme e çmimeve të mallrave të transportuara. Nafta bruto u rrit me 4% të premten dhe rreziku është që “taksa Houthi” të impaktojë një pjesën më të madhe të produkteve që vijnë me rrugë detare nga lindja, nga lëndët e para, e deri të pajisjet elektronikë apo çorapet thotë Alessandro Xhiraudo, ekonomist, ekspert në gjeopolitikë dhe lëndë të para, profesor në Grand Ekols në Paris.

Sipas institutit Kiel për ekonominë botërore, numri i kontejnerëve të transportuar me anije në Detin e Kuq ka një rënie drastike tashme me pothuajse 70%, në krahasim me trafikun e vlerësuar në këtë periudhë, pikërisht për shkak të sulmeve të grupit rebel jemenas në anijet ndërkombëtare.

Ky instituti flet për një “kolaps” të vërtetë: nga 500 mijë kontejnerë në ditë të regjistruara në nëntor, ai ka rënë në rreth 200 mijë. Kolapsi është i barabartë me një rënie prej 66% të trafikut detar që pritej në janar. Për të shmangur Detin e Kuq, përmes të cilit kalon afërsisht 12% e tregtisë botërore, ngarkesat detyrohen të zgjasin udhëtimin e tyre përmes Kepit të Shpresës së Mirë, në Afrikë. Kjo do të thotë 8 deri në 12 ditë më shumë lundrim, pra më shumë konsum energjie, kosto më të larta sigurimi, kohë më të gjata pune për ekuipazhet dhe anijet.

Tarifat e mallrave për kontejnerët pak a shumë standardë, ato 40 këmbë që përdoren për transportin nga Kina në Mesdhe, kanë shkuar nga 3 mijë dollarë për njësi disa muaj më parë në 6 mijë dollarë. Një dyfishim i vërtetë edhe pse ende larg 14 mijë dollarëve të arritur gjatë emergjencës Covid, siç thekson Instituti Kiel. Por vonesat tashmë po ndikojnë tek prodhuesit europiane. Tesla njoftoi të premten se do të mbyllë pothuajse të gjithë prodhimin në Gigafactory në Berlin-Brandenburg nga 29 janari deri më 12 shkurt për shkak të mungesës së pjesëve që vinin nga nga Kina dhe vendet e tjera aziatike.

Read more

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

Të Lidhura

“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

nga 27
17:15 | 29/12/2025
0

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis...

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

nga 27
16:59 | 29/12/2025
0

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019....

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

nga 27
16:45 | 29/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas informacioneve nga vendngjarja, auto mjeti ka...

Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

nga 27
16:31 | 29/12/2025
0

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Lezhë, Altin Mena dhe zëvendës Drejtori i Drejtorisë për rendin...

Para
Virozat dhe gripi i stinës, fluks në urgjencën e spitalit të Korçës –

Virozat dhe gripi i stinës, fluks në urgjencën e spitalit të Korçës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

17:15 | 29/12/2025
Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

16:59 | 29/12/2025
Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

16:45 | 29/12/2025
Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

16:31 | 29/12/2025
AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në WhatsApp, mos i hapni –

16:15 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Më janë shkelur të drejtat e njeriut –
  • Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –
  • Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –
  • Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –
  • AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në WhatsApp, mos i hapni –
  • Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Më janë shkelur të drejtat e njeriut –
  • Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com