Ja oligarkët që gostiti Edi Rama për Vitin e Ri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja oligarkët që gostiti Edi Rama për Vitin e Ri –

16:44 | 10/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mbledhjen e 26 dhjetorit të KKT-së, kryesuar nga Edi Rama, ku janë miratuar 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Sipas Lëvizjes Bashkë, mes tyre gjendet edhe 7 leje për kullat e reja në Tiranë.

Në postimin e saj, Lëvizja Bashkë rendit ata që i quan oligarkë, që po përfitojnë lejet për kullat shumëkatëshe që nisin me Ilir Shtufin e Agron Meçen dhe vijojnë me Agron Papulin, Shkëlqim Fushën, Altin Çelën, Rrok Gjokën, Petrit Ismalin, Isuf Berberin e Ektor Pustinën.

Postimi nga Lëvizja Bashkë

EDI RAMA GOSTIT OLIGARKËT PËR VITIN E RI

Në mbledhjen e 26 dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Edi Rama, ka miratuar për një orë 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Mes tyre gjenden 7 leje ndërtimi për kulla të reja në qytetin e Tiranës.

Në përmbushje të misionit tonë për të shpallur me guxim të vërtetën, sidomos për oligarkët dhe partnerët e krimit të organizuar, Lëvizja BASHKË rendit me siguri emrat e firmave dhe pronarëve të tyre që do të ndërtojnë kullat e reja në Tiranë:

1. Përfituesit e parë janë shoqëritë Develalb Construction, me aksioner kryesor Ilir Shtufin, dhe Edonin Konstruksion, me aksioner kryesor Agron Meçen, të cilat do të ndërtojnë një kullë me 41 kate mbi tokë në rrugën Muhamet Gjollesha. Kujtojmë se firma e oligarkut Shtufi po shkatërron parkun pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të ndërtuar, sipas tyre, kullën më të lartë në Ballkan.

2. Në rrugën e Kavajës do të ndërtohet një kullë 58-katëshe nga shoqëria Classi S&J në pronësi të oligarkut Agron Papuli.

3. Po në Tiranë do të ndërtohet edhe kulla e quajtur “Kompleks Multifunksional Hometown” nga shoqëria Epoch Construction në pronësi të Altin Çelës.

4. Nuk mund të mungonte si përfitues i lejeve të ndërtimit edhe oligarku i lidhur fort me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës Shkëlqim Fusha, shoqëria e të cilit Fusha sh.p.k. do të ndërtojë një kullë 33-katëshe.

5. Kullave të mësipërme do t’u shtohet një godinë 17-katëshe mbi tokë e shoqërisë Aulonamar, në pronësi të Isuf Berberit dhe Ektor Pustinës.

6. Në rrugën Hysni Gerbolli do të ndërtojë oligarku Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion, e cila ka përfituar leje për të ndërtuar një kullë me 36 kate mbi tokë.

7. Në rrugën Liman Kaba do të ndërtohet një kullë 19-katëshe prej shoqërisë TDT & Partners, në pronësi të Petrit Ismailit.

Në një qytet ku hapësira publike është tejet e pamjaftueshme, ndërtimi i shtatë kullave të reja përbën një krim jo vetëm urbanistik, por edhe shoqëror. Qytetarët e Tiranës do të kenë më pak hapësirë, ajri do të ndotet shumë më tepër nga grimca të rrezikshme për shëndetin dhe trafiku do të intensifikohet. Të gjitha këto në një qytet nga i cili gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, ndërtimi është sektori kryesor i pastrimit të parave të krimit të organizuar. Rëndom kapitali investues vjen nga kriminelë të regjur në trafikun e kokainës, të cilët përdorin si “prestanome” biznesmenë pa kapitalin e mjaftueshëm apo njerëz tërësisht anonimë. Të tjerë, oligarkë të pasuruar ndër vite nga prokurimet apo koncesionet, vazhdojnë të fitojnë me normë jashtë logjikës së tregut, të cilët përdorin aksesin preferencial me kryepushtetarët, duke u ofruar në këmbim një përqindje të vlerës së ndërtimit, financimin e fushatave elektorale dhe qasje të privilegjuar në media.

Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka guximin dhe vendosmërinë për të denoncuar marrëdhënien korruptive midis oligarkëve, eksponentëve të krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Jo vetëm kaq, por jemi të përkushtuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik për t’u organizuar kundër kancerit të korrupsionit dhe degradimit oligarkik të shtetit dhe strukturës ekonomike.

BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT!

Read more

1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

Të Lidhura

nga 27
14:46 | 23/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot publikimin voluminoz të PD-së për zgjedhjet e fundit, të titulluar “Farsa...

A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

nga 27
14:28 | 23/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të bëra pas protestës së djeshme, duke i cilësuar ato...

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

nga 27
14:16 | 23/12/2025
0

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund...

“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

nga 27
14:00 | 23/12/2025
0

Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani,...

Para
U arrestua nga përgjimet e ‘SKY”, si i shpëtoi Kep Arapi prangave të ekstradimit –

U arrestua nga përgjimet e ‘SKY”, si i shpëtoi Kep Arapi prangave të ekstradimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

14:46 | 23/12/2025
A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

14:28 | 23/12/2025
Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

14:16 | 23/12/2025
“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

14:00 | 23/12/2025
Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi –

13:46 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –
  • Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –
  • Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –
  • “Ai është kallëzuesi im në SPAK” –
  • Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi –
  • Protestuesit inauguruan dje misionin e ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –
  • Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com