Detaje nga dosja e Kep Arapit/ Si u organizua grupi i armatosur – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga dosja e Kep Arapit/ Si u organizua grupi i armatosur –

15:17 | 06/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për Rexhep Rapin, i njohur si Kep Arapi i cili dyshohet se tentoi eleminimin e kundërshtarit të tij Xhevdet Plaku për motive hakmarrje.

Sipas informacioneve të siguruara nga News24 nga Prokuroria e posaçme, në momentin kur oficeri i policisë Dedan Gjoni informoi se do ta nxirrte Plakun nga dera e pasme e komisariatit të Durrësit, Kep Arapi organizoi grupin e armatosur me qëllim që ta ekzekutonte atë.

“Mbas sinjalizimit që shtetasi Dejvi Gjermëni, i ka dhënë personit të quajtur Geri (identifikuar si Algert Rapi), Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku”, thuhet në dosje.

Por, vrasja nuk u realizua, pasi Gjermëni i kërkoi Algert Rapit, nipit të Kep Arapit, që ky i fundit dhe njerëzit e tij të tërhiqeshin, nga frika se mos zbuloheshin, pasi Dedan Gjoni ia kishte përcjellë të dhënat në aplikacionin ëhatsup dhe jo në telefon të enkriptuar.

Në një bisedë të përgjuar, Gjermëni dëgjohet ti thotë Algert Rapit:..:“çfarë bën ai kështu o burrë, ne nuk e lamë kështu”.

“Thuaj atyre (me kallashnikov) të ikin se ai (Plaku) nuk është më aty në rajon, e kanë liruar”, dëgjohet ti thotë Gjermëni – nipit të Kep Arapit.

Bisedat u përgjuan nga autoritetet holandeze, të cilat po hetonin Dejvi Gjermënin për përfshirje në një organizatë kriminale që kultivonte drogë. Në këtë kuadër Gjermëni u vëzhgua në çdo lëvizje dhe u përgjua teksa bisedonte me persona të ndryshëm në ambjentet e biznesit të tij.

“Në periudhën nga fillimi i muajit mars 2020 deri në fund të muajit shtatorit 2020, në ambientet e firmës “Alba Cars” sh.p.k, nga shtetasi Dejvi Gjermëni është folur disa here dhe me persona të ndryshëm për një vrasje për të cilën janë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për ta realizuar në verën e vitit 2019 në Shqipëri”, theksohet në dosje.

Planet ai ia rrëfen Toni Dervishit, i cili u ekzekutua në Durrës, disa muaj më parë, ndërsa i tregon detaje se ishte Dedan Gjoni që e nxori në pritë Xhevdet Plakun. Madje, ai flet edhe për takime mes zyrtarit të policisë dhe të fortit të Sukthit, Kep Arapi në lokalin e këtij të fundit te Gjiri i Lalzit.

Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.

SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje. Kep Arapi e akuzonte Xhevdet Plakun si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë.

Read more

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Të Lidhura

nga 27
23:04 | 21/12/2025
0

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania “Ea Solution” në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

nga 27
22:48 | 21/12/2025
0

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Sasuolos dhe Torinos, ka filluar me një pamje mjaft të veçantë teksa skuadrat...

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

nga 27
21:52 | 21/12/2025
0

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me...

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Para
Nëna mbante të mbyllur fëmijën 9 vjeçar në një dhomë të errët/ Detajet –

Nëna mbante të mbyllur fëmijën 9 vjeçar në një dhomë të errët/ Detajet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com