Këto produkte shqiptarët i blejnë më shtrenjtë se europianët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto produkte shqiptarët i blejnë më shtrenjtë se europianët –

12:14 | 02/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Eurostat publikon indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2022.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja Europiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, 33.7% përkatësisht sa 26.4% e mesatares europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja europiane, e katërta në Europë, pas Islandës (131%), Maltës (128%). Norvegjisë (124.6%). Më të lirat në Europë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni (85% e mesatares europiane).

Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur e 14. Më të shtrenjtat këto produkte janë në Islandë (1675) dhe më të lirat në Poloni (74.6%).

Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër (120.8%) dhe më të lirat në Turqi (36.3% e mesatares europiane).

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares europiane. /Monitor

Read more

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Të Lidhura

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

nga 27
12:45 | 20/12/2025
0

Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtaret e PD të këtij Këshilli kanë dalë sot...

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

nga 27
12:34 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

nga 27
12:29 | 20/12/2025
0

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po proteston para Kryeministrisë. Protesta ka nisur me tensione pasi policia është përplasur fizikisht me protestuesit duke...

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

nga 27
12:15 | 20/12/2025
0

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me...

Para
Tregtonin lëndë piroteknike të kontrabanduara, procedohen 4 persona –

Tregtonin lëndë piroteknike të kontrabanduara, procedohen 4 persona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

12:45 | 20/12/2025
Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

12:34 | 20/12/2025
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

12:29 | 20/12/2025
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

12:15 | 20/12/2025
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:59 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –
  • Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –
  • ‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –
  • Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –
  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –
  • Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com