Vrau vëllain për një bluzë, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Nuk doja, e godita… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau vëllain për një bluzë, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Nuk doja, e godita…

20:17 | 29/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 18-vjeçar vrau me gërshërë vëllain e tij 16-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Mediat greke, që i referohen burimeve nga grupi i hetimit, raportojnë se 18-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes dhe është dërguar në burg me vendim të Prokurorisë.

Sipas provave për këtë çështje dhe sidomos deklarimeve të nënës dhe gjyshes së dy të rinjve, gjithçka ka nisur për një bluzë.

Read more

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

Në dëshminë e tij gjatë hetimeve, 18-vjeçari ka këmbëngulur se vëllai i tij e ka goditur dy herë me grusht në fytyrë dhe ai ka marrë gërshërët dhe e ka goditur për t’u mbrojtur.

Ai shtoi gjithashtu se nuk donte ta lëndonte të vëllanë dhe ajo që ndodhi ishte një aksident.

“Nuk e kisha planifikuar më parë veprimin tim për të vrarë vëllain tim”, shprehet 18-vjeçari në deklaratën e faljes në hetuesi. Jam një fëmijë me dhimbje që në vitet e para të jetës sime, por edhe divorci i prindërve pati ndikim tek unë. Prindërit ndikuan shumë tek unë, si dhe vëllai im i vogël në formimin e personalitetit tonë në moshën e ndjeshme kur isha i mitur. Sot jam gati 18 vjeç, kam ardhur pak kohë më parë dhe është e vërtetë që nuk e kam planifikuar veprimin tim, nuk ka asnjë akt timin përgatitor që thotë se kam dëshiruar vrasjen e mëpasshme të vëllait tim”.

Në vijim, 18-vjeçari pohoi: “Unë ende e dua shumë vëllanë tim të vogël dhe nuk e kaloj dot faktin që ai është larguar. Unë mendoj se ai jeton. Nuk mendoj se kam faj që pa dashje, pas një sherri të fortë që bëmë të martën e kaluar në shtëpinë e prindërve të mi në Nea Smyrni përballë gjyshes, nënës dhe partneres sime, ndodhi kjo ngjarje.

Kështu të martën e kaluar, vëllai im më i vogël, pasi më ngacmoi dhe më goditi shumë herë, sepse edhe ai ndjehej bosh emocionalisht si unë nga kohët shumë të vështira që kaluam bashkë si të mitur, fillimisht filloi të më godiste me grusht në fytyrë dhe më pas në dorën e majtë të operuar për të më marrë një bluzë, një rast i parëndësishëm për të gjithë mund të thuash, por për mua një bluzë që më kishte bërë dhuratë e dashura, kishte një vlerë emocionale shumë të rëndësishme. Edhe ai kishte një të dashur, e kishte marrë malli, pasi ishte larguar në atë kohë.

Ndoshta më ka parë me të dashurën time dhe është bërë xheloz, nuk e di, nuk e fajësoj, e dua. Nuk mund ta imagjinoj se ai nuk është pranë meje. Asgjë nuk ishte e planifikuar (…) Po them të vërtetën. E di që ajo që bëra ishte shumë e keqe, por nuk mund ta kuptoj. Ne gjithmonë ziheshim për çështje të tilla.

Nuk doja ta vrisja zoti hetues!!! Më beso!!! te lutem!!! Unë kërkoj falje në fillim nga Zoti dhe më pas nga ju. Unë nuk jam as vrasës gjakftohtë, as nuk i kam shkaktuar dëm askujt dhe ndoshta nuk doja t’ia bëja këtë vëllait tim.

Duke vazhduar sërish ju kërkoj falje, pasi lufta jonë atë ditë më shkaktoi dhimbje të madhe, ai ishte një fëmijë i fortë dhe pavarësisht lutjeve të mia për të ndaluar ai vazhdoi dhe më shkaktoi zemërim, ndërsa unë nuk mund të reagoja sepse kisha thyer krahun e majtë, (i jam nënshtruar një operacioni dhe është në gips), ndërsa pas aktit tim, menjëherë nxitova t’i jap ndihmën e parë. Kurrë nuk kam planifikuar asgjë dhe u kërkoj falje të gjithëve. Të lutem mos më lër të vdes në burg, më ndihmo”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Mirëpo, zyrtari hetues dhe prokurori publik i kanë caktuar masën e paraburgimit me akuzën e vrasjes me dashje dhe përdorimit të paligjshëm të armëve. Është një ironi tragjike që teksa 18-vjeçari kërkonte falje, vëllai i tij varrosej në Varrezat Bashkiake të Nea Smyrni. Gjyshja e dy fëmijëve ka qenë në gjykatë dhe është larguar për t’i dhënë lamtumirën e fundit nipit. “Edhe për 10 vjet nuk do të mund ta kapërcej këtë”, tha ajo teksa po largohej nga gjykata.

The post Vrau vëllain për një bluzë, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Nuk doja, e godita… appeared first on 27.

Të Lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

nga 27
15:31 | 22/12/2025
0

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me një sasi kanabisi dhe mjete piroteknike në...

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

nga 27
15:15 | 22/12/2025
0

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe poste të tjera të larta në ambasadë, ndërsa...

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –

nga 27
14:51 | 22/12/2025
0

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

nga 27
14:31 | 22/12/2025
0

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV...

Para
U vendos nën hetim, Ilir Beqaj jep dorëheqjen si drejtor i SASPAC –

Lidhjet e Beqajt me Delta/ 7 vjet më parë PD e kallëzoi te Llalla, por... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

15:31 | 22/12/2025
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

15:15 | 22/12/2025
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –

14:51 | 22/12/2025
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

14:31 | 22/12/2025
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit –

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit –

14:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –
  • Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –
  • Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara –
  • DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –
  • Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit –
  • Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –
  • Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com