Anulimi i operas “Rozafa”, skenografi Gjoni sherr me kompozitorin Tukiqi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulimi i operas “Rozafa”, skenografi Gjoni sherr me kompozitorin Tukiqi –

16:19 | 27/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Anulimi i operas “Rozafa” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, është pasuar nga reagimi i skenografit dhe regjisorit Andis Gjoni pas mosmarrëveshjeve me kompozitorin, David Tukiqi.

Gjoni u shpreh se është përpjekur të evitojë konfrontimin në publik, por e kishte të pamundur pas deklaratave të kompozitorit Tukiqi.

Ai theksoi se të dy kishin nisur punën për vënien në skenë të shfaqjes dhe se Tukiqi kishte filuar të paraqiste argumenta duke “zvarritur e dëmtuar projektin” pas aprovimit nga TKOB për realizimin e operas.

Sipas tij, Tukiqi vazhdoi me kokëfortësi të ndërhynte në çdo element të produksionit duke marrë përsipër rolin e producentit, regjisorit, skenografit dhe kostumografit.

Gjoni nënvizoi se Tukiqi jo vetëm theu kontratën verbale që kishte me të, duke e detyruar edhe të ndjekë edhe rrugë ligjore pasi disponon jo vetëm të gjitha e-mailet por edhe regjistrime me zë ku i është kërkuar të punojë e ndryshojë regjinë dhe skenografinë e kostumet por edhe dosjen e aplikimit për projektin “Rozafa”.

Reagimi i plotë:

Projekti “Rozafa” u hoq nga kalendari i TKOB me shumë të drejtë dhe krejtësisht për faj të kompozitorit David Tukiqi

Së pari sqaroj që drejtoria e TKOB nuk ka bërë asnjë veprim arbitrar në drejtim të projektit “Rozafa”. David Tukiqi edhe unë kemi marrë shpjegim me shkrim për arsyet e heqjes së projektit nga kalendari i vitit 2023.
Kam dashur ta evitoj konfrontimin në publik midis dy profesionistëve, por kjo u bë e paevitueshme pas deklaratave jo të vërteta të kompozitorit David Tukiqi. Pra jam i detyruar të hedh dritë mbi projektin e dështuar “Rozafa” si më poshtë.
Në Janar të vitit 2022 unë u afrova tek kompozitori Tukiqi që të realizoj regjinë, skenat dhe kostumet e operas në fjalë dhe ramë dakord të bashkëpunojmë. Fillova punën dhe erdha disa herë në Tiranë enkas për këtë projekt. Këtë e dëshmojnë e-mailet pa fund mes meje dhe kompozitorit i cili mendonte ta vinte në skenë operan në Shkodër por unë sugjerova që të provonim TKOB pasi ishte i vetmi institucion me kapacitete për vënie në skenë të projekteve që kërkojnë një prapavijë dhe kolektiv artistik me eksperiencë.

Bazuar në idenë time për TKOB, krijova konceptin regjisorial, skenografinë dhe kostumet, plotësova dosjen e aplikimit pranë institucionit të TKOB sipas rregullave dhe e paraqita projektin i cili u aprovua bazuar në këtë dosje të hartuar prej meje dhe u fut në kalendarin vjetor. Në atë moment David Tikiqi filloi të paraqiste argumenta të përditshme e sistematike duke e zvarritur e dëmtuar projektin. Fillimisht mendova se kjo mënyrë komunikimi ishte stili i tij i punës dhe pjesë e debateve që ka puna për realizimin e projektit dhe i ri-punova konceptet skenografike e regjisoriale më shumë se 10 herë. Por kjo me sa duket ja shtoi “oreksin” kompozitorit i cili vazhdoi me kokëfortësi të ndërhynte në çdo element të produksionit duke marrë përsipër rolin e producentit, regjisorit, skenografit dhe kostumografit.

Debatet e vazhdueshme dhe ndërhyrjet në punën e krijimet e mia e bënë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit dhe kështu u detyrova të largohesha nga ky projekt duke dhënë dorëheqjen. Sigurisht dorëheqja ime u shoqërua edhe me tërheqjen e dosjes së produksionit që unë kisha paraqitur që përfshinte konceptin regjisorial, skenografinë, skicat teknike, dhe skicat e kostumeve. Kjo e bëri automatikisht të pavlefshëm gjithë aplikimin për vënien në skenë të kësaj opere në TKOB. Meqenëse projekti “Rozafa” nuk kishte më dosje aplikimi me shumë të drejtë u vendos nga drejtoria e TKOB që të hiqej nga kalendari vjetor dhe ky vendim na u komunikua me e-mail të datës 03/08/2023. Sot e kësaj dite nuk di që kompozitori të ketë paraqitur ndonjë dosje të re aplikimi pranë drejtorisë ndaj së cilës po ankohet me “klithma” artistike. Ai sigurisht që është i lirë të paraqesë ç’të dojë por jo me punën time. Eshtë e pakonceptueshme që një person i cili shkaktoi kaq shumë humbje kohe dhe pune në fund të paraqitet si viktimë. Ky është një konflikt i filluar dhe i bitisur në mënyrën më joprofesionale të mundëshme nga David Tukiqi.

Si përfundim z.Tukiqi jo vetëm theu kontratën verbale që kishte me mua por me sa duket do më detyrojë të ndjek edhe rrugë ligjore pasi disponoj jo vetëm të gjitha e-mailet por edhe regjistrime me zë ku më është kërkuar të punoj e ndryshoj regjinë dhe skenografinë e kostumet por edhe dosjen e aplikimit për projektin “Rozafa”. Së fundmi i këshilloj gjithë ata që do marrin “guximin” të bashkëpunojnë me këtë profesionist të shkallës së parë që të marrin parasysh jo vetëm humbje kohe kolosale por edhe humbje personaliteti. I uroj suksese sidoqoftë!

Read more

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

Të Lidhura

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

nga 27
10:15 | 24/12/2025
0

Prokuroria Tiranë pas mbylljes së hetimeve ka dërguar për gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Nga hetimet ka rezultuar se...

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

nga 27
09:49 | 24/12/2025
0

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i...

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

nga 27
09:43 | 24/12/2025
0

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar, babë e bir, për dhunë fizike ndaj bashkëfshatarit të tyre....

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

nga 27
09:11 | 24/12/2025
0

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet...

Para
Në dashuri tregohuni të kujdesshëm, çfarë thonë yjet për ju sot –

Viti 2024 do të nis mbarë për këto 3 shenja të Horoskopit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

10:15 | 24/12/2025
Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

09:49 | 24/12/2025
I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

09:43 | 24/12/2025
Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

09:11 | 24/12/2025
Ngacmoi seksualisht të miturën, pranga 53-vjeçarit në Ballsh –

E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

09:03 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –
  • Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –
  • I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –
  • Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –
  • E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –
  • 13-vjeçarja në Greqi përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –
  • Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com