“Puna ime këtu ka mbaruar”, Guardiola për City-n: Fitova gjithçka – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Puna ime këtu ka mbaruar”, Guardiola për City-n: Fitova gjithçka –

14:39 | 27/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Trajneri Pep Guardiola ka ende edhe një vit kontratë me Manchester City, por deklarata e tij para ndeshjes së sotme ndaj Everton në kampionat ka trembur të gjithë. Ai ka hapur “dritën jeshile” për t’u larguar nga kampionët e Europës dhe botës në futboll. Spanjolli ndodhet në Manchester prej 8 sezonesh, ku sukseset nuk kanë munguar.

“Mbetet kënaqësia për të gjithë ato gjëra që kemi bërë, por realiteti tregon se ditë pas dite duhet të bëjmë të njëjta gjëra. Futbolli të jep disa gjëra e të merr disa të tjera”, tha Guardiola.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi bërë dhe arritur këtu në gjithë këto vite. Mendoj për 5 titujt kampionë në Angli, 4 Kupa Carabao, për FA Cup dhe trofetë e tjerë. Jam i lumtur që kam 5 trofetë e fituara këtë vit dhe të bëj një foto me to, por më pas kupton se sa shumë punë është pas këtyre sukseseve”, tha spanjolli.

“Është diçka e bukur, por njëkohësisht kam edhe ndjesinë se puna ime këtu ka përfunduar. E mendova këtë gjë pasi fituam Champions League, më pas fituam edhe Superkupën e Europës dhe tani Botërorin për klube, dy trofe që nuk i kishim. Tani kemi gjithçka. Mendoj se është momenti për të blerë një libër dhe të nisim të rishkruajmë historinë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, u shpreh Guardiola.

Trajneri spanjoll ka një kontratë të majme me Manchester City, nga e cila përfiton 22.4 milionë euro në sezon, duke qenë trajneri i dytë më i paguar në botë pas Diego Simeone (34 milionë euro në sezon me Atletico Madrid). Duket se në Europë vetëm PSG ka për momentin mundësitë financiare për të paguar një trajner si ai. Ndoshta është momenti që të drejtojë një kombëtare.

Read more

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

Këmbimi valutor 23 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 –

Të Lidhura

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

nga 27
08:30 | 23/12/2025
0

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e të përbashkëta, ka shprehur...

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

nga 27
08:24 | 23/12/2025
0

Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik, sfida të vlefshme për javën e...

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 23 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:00 | 23/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 –

nga 27
07:34 | 23/12/2025
0

DASHI Kjo është një javë (dhe periudhë) shumë emocionuese. Dashi ndjen nevojën për të ndërmarrë veprime, për të ndryshuar ritmin,...

Para
“Pa Kosovën vdesim”, fshati i Shqipërisë siguron jetën përtej kufirit –

“Pa Kosovën vdesim”, fshati i Shqipërisë siguron jetën përtej kufirit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

08:30 | 23/12/2025
Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

08:24 | 23/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 23 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:00 | 23/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 –

07:34 | 23/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

07:32 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rrezik për biznesin, paralizon investimet –
  • Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –
  • Këmbimi valutor 23 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –
  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrezik për biznesin, paralizon investimet –
  • Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com