Angela Merkel ka bërë kërkesë ndaj Rusisë, nëse nuk ndalon fushatën e bombardimeve në Aleppon e kthyer në një qytet fantazëm. Mënyra çnjerëzore e të vepruarit të Moskës, sipas kancelares gjermane duhet të marrë fund.
Të një mendimi me kancelaren gjerman ishin edhe kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti i Francës, François Hollande, e disa udhëheqës të tjerë të bllokut.
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz pati deklaruar se Vladimir Putinit i duhet dhënë një mesazh i qartë. “Ajo që po bën Moska – tha Schulz, – është e papranueshme”.
Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk e pranoi se strategjia ruse është të dobësojë bllokun europian, teksa u shpreh se BE-ja nuk kërkon të krijojë tensione me Rusinë, ama me vlerat dhe parimet e veta nuk do të bëjë kompromis.