OKB pohon se Shteti Islamik po përdor 550 familje në Mosul si mburoja njerëzore.
Ky alarm ka ngjallur shqetësim të madh, ashtu si dhe disa raporte se personat e dyshuar për mungesë besnikërie i pret vdekja.
200 familje nga fshati Samalia dhe 350 nga Najafia janë marrë forcërisht të hënën, në vazhdën e asaj që duket si “politikë e ISIS-it për të mos i lejuar civilët të largohen”.
Në veri të qytetit të dytë më të madh të vendit, militantët sulmuan egërsisht ndërtesa qeveritare, ku vranë 6 efektivë policie, dhe një stacion elektrik, ku humbën jetën 13 punonjës. 12 luftëtarë të Shtetit Islamik thuhet të kenë gjetur vdekjen deri tani në luftime.