Një grua në Indi po lufton për jetën pasi u qëllua aksidentalisht në kokë nga një oficer policie teksa shkoi në stacion për të rinovuar pasaportën. Ngjarja në fjalë ndodhi më 8 dhjetor, ndërsa e gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë.
Në video, oficeri mund të shihet duke mbajtur një armë që ia dha një koleg, duke e përkulur dhe më pas duke tërhequr këmbëzën ndërsa tyta është drejtuar nga gruaja.
Njëkohësisht, nga autoritetet ka nisur hetimi për rrethanat e sakta të aksidentit, ku familjarë dhe miq të viktimës kanë kërkuar përgjigje për veprimet e punonjësit të policisë.