Deputetët e opozitës kanë bllokuar sot punimet e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të mbledhur në Kryesinë e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, u ul në vendin e kryetarit të komisionit, duke mos lejuar vazhdimin e punimeve sipas rendit të ditës të përgatitur nga socialistët.
Në plan ishte shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”” në cilësinë komisionit përgjegjës.
Në këtë Komision pritej të merrte fjalën, Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Pas vendosmërisë së deputetëve opozitarë, socialistët u detyruan të dilnin nga salla.