Vrasja e Liridonës, dyshimet se krimi u krye për ti mbyllur gojën për… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Liridonës, dyshimet se krimi u krye për ti mbyllur gojën për… –

21:45 | 04/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Të tjera detaje raportohen mbi vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që ka tronditur opinionin jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë.

Ajo shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro.

Sipas saj vrasja ka ndodhur për t’i mbyllur gojën Liridona Ademajt për një sekret që ajo dinte dhe nuk ka qenë e planifikuar mirë, por ka qenë një plan i nxituar.

“Naim Murseli ishte duke drejtuar makinën, kishte hequr rripin e sigurimit, mori fëmijët, u largua, ndërsa gruaja u qëllua për vdekje. Nuk bënte sens. Që në momentet e para që u pyet Naimi fillimisht tha se ishte gruaja, më pas ai. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte kontradiktor, ndaj edhe policia e futi në rrethin e të dyshuarve. Policia mori më pas informata për lëvizjet e tij para krimit dhe më pas dhe ka instaluar kamera në vendet ku mendohej se do të shkonte.

Liridona Ademaj me familjen darkuan në një restorant, dhe një prej personave prezentë në restorant ishte edhe vrasësi Granit Plava. Një person nga i njëjti fshat me Naimin. E dyta, personat e përfshirë, Kushtrim Kokalla, kushëriri i Nurselit, janë takuar pas ngjarjes dhe kjo është provuar përmes disa kamerave sekrete të vendosura nga policia.

Fillimisht u shoqërua Granit Plava dhe kur ai u vendos para fakteve, ai pranoi që ishte ekzekutori dhe ka dhënë informacion për mënyrën se si kreu krimin dhe zbuloi se Murseli i premtoi 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Më pas është shoqëruar Naim Murseli që fillimisht ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar përmes avokatit.

Kokalla rezulton si ndihmës dhe ndërmjetës mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Vrasja ndodhi në një zonë pa kamera sigurie dhe ka një rrugë qorre pa dalje. Nga aty, Naim Murseli po drejtonte automjetin dhe Granit Plava, i maskuar i është drejtuar automjetit dhe ka shkuar te ana e gruas, ku ka qenë xhami i makinës i hapur rreth 10 centimentra. Mendohet se ajo mund të ketë reaguar. Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gruaja u vra me një plumb.

Fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Po të shikoje, daja i tyre dhe gjyshi thanë se fëmijët rrëfyen që e kanë harruar prapa mamin. Djali i madh ka dhënë disa detaje.

Dyshimin për vrasjen për siguracionin e ngritën edhe familjarët e Liridonës. Naim Murseli kishte probleme financiare dhe jetë të shfrenuar sipas tyre, por siguracioni më i lartë në Suedi është 1 milionë euro. Mendoj se kjo ngjarje ka një motiv krejt tjetër.

Kam shumë dyshime, por nuk dua të nxitohem. Liridona Ademaj nuk jeton më, por besoj se mes çiftit ka pasur një konflikt shumë të fortë. Familjet nuk kanë ditur gjë, por Liridona ka ditur diçka që ka shkaktuar dhe konflikt mes tyre.

Naim Murseli ka fjetur natën që kishte në morg gruan, në një hotel, nuk ishte as në familjen e tij, as të gruas. Një njeri që ka humbur nënën e fëmijëve të tij. Vrasja ndodhi për t’i mbyllur gojën për një sekret që Liridona dinte dhe nuk ishte e menduar mirë, ka ndodhur me nxitim. Prokuroria po ashtu po heton për mundësinë e një piste tjetër, jo asaj të siguracionit. Është një pistë e hapur lidhur me motivin e pasionit, pra lidhjes së Naim Murselit me persona të tretë”, u shpreh ajo.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Të Lidhura

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Ish diplomati amerikan akuzohet se për dy dekada ka punuar si… –

Ish diplomati amerikan akuzohet se për dy dekada ka punuar si... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com