Është arrestuar një prej të shpallurve në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Dajloku”, ku u zbërthye një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike pas deskriptimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”, ku në krye të grupit dyshohet se qëndron Ervin Mata.
Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Zeneli, i cili sipas burimeve të mediave është arrestuar ditën e martë në Spanjë. Në bisedat në “Ske ECC” ai njihej me nofkat “Daja-Dajloku-Transporter”.
Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Ai është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.
Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. Në dosjen e zbardhur, Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.
Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.