Gjykata greke ka dënuar me 1 vit gjysëm burg shtetasin shqiptar, Alket Rizai, për akuzën e mbajtjes peng të 5 zyrtarëve të Burgut të Malandrinos, më 17 mars të vitit 2013, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij me qëllim që të arratiseshin.
“Nuk jam as ëngjëll as djall” i ka thënë Alket Rizai gjyqtarëve duke shtuar “Nëse më dënoni nëse jo, për 1 vit e gjysmë do të jem i lirë”.
Në gjyqin e sotëm në Lamia, Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, ka pohuar para trupit gjykues se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng, ndërsa ka thënë gjithashtu se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, që po i konsumonte për herë të parë.