Paraqitje dinjitoze për 4 futbollistët e Kombëtares shqiptare në arenën europiane. Bëhet fjalë për Ernest Muçin, Berat Gjimshitin, Qazim Laçin dhe Redon Xhixhën.
Skenën padyshim e “rrëmbeu” Ernest Muçi, i cili realizoi një gol fantastik ndaj Aston Vilës, në Ligën e Konfencës, teksa skuadra e tij, Legia Varshava, u mposht me rezultatin 2-1.
Muçi u aktivizua gjatë gjithë 90 minutave, teksa u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”.
Paraqitje mjaft të mirë zhvilloi edhe Qazim Laçi, në duelin ndaj Betis, ku skuadra e tij Sparta e Pragës, triumfoi me rezultatin 1-0. Edhe Laçi ishte titullar përgjatë 90 minutave, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga “Sofa Score”.
Gjithmonë në lartësinë e duhur Berat Gjimshiti. Lideri i Atalantës, ishte “kirurgjikal” për sa i përket saktësisë së pasimeve në duelin ndaj Sportingut të Lisbonës, ku në 44 pasa në total 43 i regjistroi të sakta, ai gjithashtu bëri 3 ndërhyrje si dhe bllokoi 1 top dhe fitoi 6 duele me kundërshtarët, duke u vlerësuar me notën 6.9 nga “Sofa Score”.
Minuta mbrëmjen e djeshme pati edhe për Redon Xhixhën. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit, dha kontributin e tij për afro 30 minuta në përballjen që skuadra e tij Karabak zhvilloi ndaj Moldes, sfidë kjo që përfundoi me shifrat 2-2.
Xhixha i fitoi të gjitha duelet ajrore me kundërshtarët si dhe regjistroi 57 % të pasimeve të sakta. Në fund, sulmuesi nga Fushë-Kruja u vlerësua me notën 6.5 nga “Sofa Score”.