Ballkani Perëndimor, ja për çfarë angazhohen NATO dhe BE – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani Perëndimor, ja për çfarë angazhohen NATO dhe BE –

21:47 | 28/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.

Pak pas sulmit te grupit te armatosur, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Serbia tërheqjen e menjëhershme te forcave serbe nga kufiri me Kosovën pasi kishin vërejtur një prani te shtuar përgjatë kufirit, që përfshinte artileri dhe njësi ushtarake te mekanizuara.

Kosova kërkon që Serbia të tërheqë trupat nga kufiri i saj, Beogradi mohon të ketë grumbullim të tyre
Beogradi reagoi duke ulur praninë e forcave ushtarake nga kufiri, ndërkohë që NATO-ja përforcoi me 1,000 trupa shtese forcën e saj paqeruajtëse ne Kosove, përforcimi me i madh i KFOR-it qe pas shpalljes se pavarësisë.

Situata në Ballkanin Perëndimor ishte pjesë e diskutimeve të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me ministrat e NATO-s. Zoti Borrell tha se qëndrueshmëria, përparimi dhe harmonizimi i politikës së Jashtme të vendeve të rajonit me BE-në është me rëndësi thelbësore.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fuqishëm me KFOR-in dhe po përballen me kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë qëndrueshmëri dhe të ofrojmë siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha zoti Borrell në një konferencë për shtypin para takimit.

Misioni amerikan në NATO shkroi ndërkaq në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter se aleanca “po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për një mision paqeruajtës të paanshëm. KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe shumetnike”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock, tha se në Ballkanin Perëndimor “paqja shpesh varet në fije të perit”, ndërsa paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë vitin e ardhshëm 150 trupa shtesë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për të hapur rrugën e tyre evropiane”, theksoi ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën se “themelimi i Asociacionit është i një rëndësie vendimtare për palën serbe… Në të njëjtën kohë, mendoj se edhe Kosovës i duhen disa gjëra – të cilat në radhë të parë pasqyrohen në nevojën që të njihet ndërkombëtarisht dhe përpjekjet e saj për normalizimin e situatës në kufirin me Serbinë”.

Duke nënvizuar se kjo nuk është një punë e lehtë, ambasadori Hill tha gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se “duhet ta bëjmë të qartë për të dyja palët se çdo mënyrë tjetër që çështja të zgjidhet me armë ose ndonjë rrugë tjetër të dhunshme është tërësisht e papranueshme dhe të dyja palët duhet të jen të përqendruara në bisedimet e Brukselit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet mes tyre dhe i cili ka paralajmëruar se mungesa e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, rrezikon rrugën e tyre drejt anëtarësimit./ VOA

Read more

Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes –

Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –

Të Lidhura

nga 27
17:28 | 13/02/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=Wln5o3BicYA Kjo ishte situata në hidrovorin e Vlorës më 26 janar 2026. Nga katër pompat që disponon hidrovori, vetëm njëra...

Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

nga 27
15:22 | 13/02/2026
0

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka nisur paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë....

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –

nga 27
15:10 | 13/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i një të moshuari u gjet i pajetë në një...

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –

nga 27
14:42 | 13/02/2026
0

Nga Gjergj Erebara Në të gjithë historinë e njerëzimit, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të afta për t’i mbijetuar problemit...

Para
“E bone me shtet, harroje! Lash lesht t’u pagu…”, 3 mijë eurot që ‘mbyllën’ aksidentin –

“E bone me shtet, harroje! Lash lesht t’u pagu…”, 3 mijë eurot që ‘mbyllën’ aksidentin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes –

Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes –

17:28 | 13/02/2026
Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

15:22 | 13/02/2026
E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –

15:10 | 13/02/2026
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –

14:42 | 13/02/2026
Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa –

14:18 | 13/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes –
  • Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –
  • E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën –
  • I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri… –
  • Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa –
  • Paqja është forca jonë! Rama do me çdo kusht gjak, por ne nuk i përgjigjemi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes –
  • Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com