Lavrov pjesë e samitt të OSBE-së, vendet baltike bojkotojnë takimin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lavrov pjesë e samitt të OSBE-së, vendet baltike bojkotojnë takimin –

19:00 | 28/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania bënë të ditur sot se do të bojkotojnë takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Maqedoninë e Veriut këtë javë, për shkak të pjesëmarrjes të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kjo do të ishte hera e parë që zoti Lavrov do të merrte pjesë në një takim të OSBE-së, që prej fillimit të sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të 2022. Agresioni i Moskës u bë shkak sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore.

Takimi i OSBE-së, një organizatë prej 57 anëtarësh, do të mbahet prej datës 30 nëntor deri më 1 dhjetor në Shkup.

Kievi ishte pari që bëri të ditur se nuk do të çonte përfaqësuesin e tij në Shkup.

“Delegacioni ukrainas nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në nivel ministrash të punëve të jashtme”, shkruante në një deklaratë në Facebook Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Zoti Nikolenko tha se Rusia kishte abuzuar me rregullat e konsensusit të organizatës, kishte përdorur “shantazhe dhe kërcënime të hapura” si dhe kishte mbajtur në burg për 500 ditë, tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së.

“Në kushte të tilla, prania e një delegacioni rus, në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, vetëm sa do të thellonte krizën në të cilën Rusia e ka futur OSBE-në”, tha ai.

Solidariteti i vendeve baltike

Në një gjest solidariteti me Kievin, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike lëshuan më vonë një deklaratë duke thënë se edhe ata nuk do të merrnin pjesë në takim nëse zoti Lavrov merrte pjesë.

Pjesëmarrja e tij “rrezikon të përligjë rolin e Rusisë, një vend agressor, brenda një komuniteti kombesh të lira, duke mos marrë parasysh krimet mizore që Rusia ka kryer”, thanë ata.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike, akuzuan Rusinë për ndërmarrjen e veprimeve bllokuese brenda OSBE-së, sikurse është ndalimi i misionit vëzhgues të organizatës në Ukrainë, si dhe bllokimi i kërkesës së Estonisë për të kryesuar organizatën në vitin 2024.

Në të kaluarën Rusia ka akuzuar Perëndimin për minimin e OSBE -përmes “zgjerimit të pamatur” të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore./ VOA

Read more

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –

Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –

Të Lidhura

nga 27
09:04 | 21/04/2026
0

Shqiptarëve ju mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qytetar dhe vullnetarizmit. Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi pjesëmarrjen e...

Mos jepni të dhëna personale –

Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –

nga 27
08:44 | 21/04/2026
0

Në fund të shkurtit 2025, llogaria në Telegram me emrin “Homeland Justice” mori një mesazh të shkurtër nga një blerës...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:22 | 21/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –

Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –

nga 27
08:02 | 21/04/2026
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e fundit të opozitës të zhvilluar të premten, duke theksuar...

Para
“Doja të qaja nga dhimbja”, Xhuli rrëfen skenën e sikletshme në DWTS –

“Doja të qaja nga dhimbja”, Xhuli rrëfen skenën e sikletshme në DWTS -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –

09:04 | 21/04/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –

08:44 | 21/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:22 | 21/04/2026
Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –

Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –

08:02 | 21/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2026 –

07:46 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –
  • Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –
  • Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 21 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –
  • Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com