Gledjan Llatja blen ushqime nga i dënuari për korrupsion, i jep lekët e Qendrës Sociale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gledjan Llatja blen ushqime nga i dënuari për korrupsion, i jep lekët e Qendrës Sociale –

15:41 | 28/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, fut duart edhe tek paratë e qendrës sociale. Llatja deri më tani nuk është marrë shumë me festat, sepse ka qenë i angazhuar me “planet” e tij. Këtë fundviti, teksa mbyllen edhe llogaritë për buxhetin 2023 dhe nuk ka mbetur gjë në arkën e bashkisë, Llatja i ka vënë syrin fondit të përcaktuara për të varfrit.

Më datë 19 nëntor 2023, kryetari ka firmosur kontratën për tenderin me objekt: Blerje produkte ushqimore për Qendrën Sociale Balashe, me afat 12 muaj. Pra, prokurohet qysh tani buxheti i vitit 2024, në favor të kompaninë që do të çojë ushqim në Qendrën Sociale Balashe.

Ky është loti i dytë i këtij projekti dhe vetëm këtë herë do të shpenzohen 17 milionë lekë. Është një tender me vlerë jo shumë të lartë, por nga ato që ka vazhdimësi dhe përfitimi është i sigurte. Sepse dihet që në fund të fundit, qendrave sociale iu jepen lëmosha. Kështu Llatja është siguruar që t’i japë kontratën me biznesmenin paracaktuar.

Siç duket në dokumentin e publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, në tender kanë marrë pjesë dy kompani, që i kanë ofertat të përafërta dhe dukshëm afër fondit limit.

Shumatorja e çmimeve për njësi të kërkuara nga bashkia është 1.931,7 lekë pa tvsh. Oferta e “4S” është 1.450 lekë, ndërsa kompani “Enxhi Balla” 1.865 lekë.

Tenderi duhej përsëritur në pritje të ofertave më të përshtatshme.  Megjithatë, si ofertë më e ulët ka fituar “4S” SHPK.

Na bën të dyshojmë fakti që tenderi i është dhënë kompanisë “4S” SHPK nën pronësinë e Xhino Sinani, djali i biznesmenit Shemsi Sinani, i njohur për korrupsion dhe abuzime në procedurat tenderuese.

Shemsi Sinani është dënuar në 2018 me 4 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, pasi korruptoi ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, edhe ky i dënuar për korrupsion.

Dënimi për Labin u pezullua pasi bashkëpunoi me drejtësinë, duke rrëfyer skemën e korrupsionit tek Burgjet, me në krye ish-kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Artur Zoto. Ky i fundit qëndroi rreth dy vite në burg dhe më pas arriti t’ia hedhë drejtësisë.

Por pavarësisht këtij skandali, Sinani i është rikthyer korrupsionit përmes tenderëve. Për këtë ai ndryshoi emrin e kompanisë që drejton vetë, nga “M. B. KURTI” në “Sinani Trading”

Shemsi Sinani, po në mars të vitit 2018, u largua formalisht nga kompania dhe nxori në skenë të birin, Ledion Sinanin. Ndërsa djalin tjetër Xhino Sinanin e ka përfshirë me firmën “4S” SHPK, për të cilën po flasim sot.

Na bën përshtypje fakti, se Gledjan Llatja i ka dhënë kompanisë “4S” edhe lotët e tjera të këtij tenderi, duke e çuar në 45 milionë lekë transfertën për llogari të saj.

Kështu, Sinani ka përfituar edhe Lotin IV “Blerje mish për Qendrën Sociale Balashe – Marrëveshje Kuadër”, me disa operatorë ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me afat 12 muaj, me fond limit 2,341,375 (dy milionë e treqind e dyzetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2023 dhe 2024.

Ky fond përbën vlerën e pritshme të kontratave që mund të lidhen gjatë marrëveshjes kuadër. Shumatorja e çmimeve për njësi është 1.333,3 lekë pa TVSH.

Oferta e “4S” për njësi është 1.200 lekë pa TVSH. Ndërsa, kompania tjetër ka afruar 1.330 lekë. Pra, aq sa është fondi limit.

Këtë lojë ofertash dy kompanitë e kanë vazhduar edhe në Lotin V: Blerje bukë për Qendrën Sociale Balashe, ku fondi limit ishte caktuar 650 000,00 lekë nga Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2023 dhe 2024. Ky fond përbën vlerën e pritshme të kontratave që mund të lidhen gjatë marrëveshjes kuadër.

Vlera e paraqitur në procedurën e prokurimit nga “4S” është 568,570 lekë pa TVSH, ndërsa kompania tjetër “Enxhi Balla” shpk ka dhënë ofertën 650.000 lekë, baraz me fondin limit. Kjo është haptazi një paraqitje formale në tender, ku oferta barazohet 100% me fondin e prokuruar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Të Lidhura

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

nga 27
23:12 | 19/12/2025
0

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

nga 27
22:44 | 19/12/2025
0

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar...

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

nga 27
22:30 | 19/12/2025
0

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben...

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

nga 27
20:50 | 19/12/2025
0

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Para
Horoskopi ditor për nesër, 15 Nëntor 2023 –

Këto janë tre shenjat më përtace të horoskopit! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com