Prokuroria mbyll hetimet për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza e drogës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria mbyll hetimet për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza e drogës

13:15 | 28/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për vdekjen e Lear Kurtit. Sipas prokurorisë ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se vdekja e 32-vjeçarit ka ardhur për shkak të mbidozës.

Tashmë dosja është dorëzuar në gjykatë dhe pritet që kjo e fundit të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Ai nuk iu bind urdhrit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë.

Read more

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –

Më pas u zbulua se në stomakun e të riut u gjet një qese  me lëndë narkotike. Nga rezultatet paraprake të autopsisë rezultoi se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

Lear Kurti po ecte në këmbë mesnatën e 19 tetorit kur u konstatua nga një patrullë policie që i kërkoi të ndalojë.

Por viktima u largua me vrap duke u ndjekur nga policia e cila e neutralizoi në një rrugicë ku ai shfaqi problemet e para shëndetësore.

30 minuta më vonë gjendja e tij u përkeqësua dhe nga komisariati i riu u transportua në spital ku dhe humbi jetën pa mbërritur ende. Është pikërisht ky moment i dyshimtë që futi në përplasje një sërë institucionesh përfshirë edhe Spitalin e Traumës, mjekët e të cilit hodhën poshtë faktin që pacienti që çoi policia në spital të kishte shenja jete.

Ata u morën në pyetje nga prokuroria dhe pranuan se kishin bërë gjithçka mundën që ta kthenin në jetë të riun, por nuk ia kishin dalë. Prokuroria ende nuk i ka dhënë përgjigje një morie pikëpyetjeve në lidhje me atë ngjarje të rëndë, një prej të cilave ishte edhe fakti se si nuk shkoi ambulanca deri te Komisariati nr. 3 kur e kishte thirrur policia. Megjithatë, pavarësisht kësaj ekspertize të publikuar nga Prokuroria e Tiranës, ngjarja ku humbi jetën Lear Kurti mbart ende mister.

The post Prokuroria mbyll hetimet për Lear Kurtin: Vdiq nga mbidoza e drogës appeared first on 27.

Të Lidhura

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

nga 27
14:46 | 17/04/2026
0

Mijëra libanezë filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre në jug të vendit dhe në periferitë jugore të Bejrutit të...

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin! –

Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

nga 27
14:23 | 17/04/2026
0

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryedemokrati Sali Berisha për ish-ministrin Fatmir Xhafajt....

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

nga 27
14:21 | 17/04/2026
0

Një tjetër qendër e dyshuar mashtrimi me Call-Center është zbuluar në Tiranë ditën e sotme. Burime zyrtare të policisë bënë...

30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –

nga 27
13:59 | 17/04/2026
0

Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh...

Para
Kurti uron Pavarësinë nga Vlora, i shmanget pyetjeve për Ramën –

Kurti uron Pavarësinë nga Vlora, i shmanget pyetjeve për Ramën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

14:46 | 17/04/2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin! –

Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

14:23 | 17/04/2026
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

14:21 | 17/04/2026
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –

13:59 | 17/04/2026
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis” –

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –

13:57 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –
  • Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –
  • Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –
  • Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –
  • Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit –
  • Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –
  • Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com